Foto, video/ Tifozët kuq e zi në stadiumin e Elbasanit: Rama ik!

Në stadiumin e Elbasanit është shpalosur sot një pankartë madhe ku shkruhej “Rama ik!”. Kjo është mënyra përmes së cilës qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Rama.

Shqipëria luan sot ndeshjen e katërt në grupin kualifikues H, të vlefshme për eliminatoret e EURO 2020.

Në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë presin Moldavinë, në një sfidë ku kërkohet me patjetër fitorja, për të kthyer faqen, edhe pse ndeshja e parë me Edi Rejan në stol përsëri u mbyll me humbje. Në ndryshim nga ndeshja me Islandën, Reja ka kryer katër ndryshime në formacion.

 

Lini Nje Koment