“Fake news”/ Pas një hetimi disa javor BE zbulon fushatën dezinformuese ruse

Komisioni Europian pas një hetimi disa javor ka dalë në përfundimin se në zgjedhjet parlamentare të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi si lajme të rreme, teori komplotiste dhe hashtage urrejtje me origjinë në Rusi. Grupime ekstremiste, parti dhe opinionistë janë përpjekur që me informacione të rreme të përhapura në mediat sociale të ndikojnë votuesit, shpesh të ndihmuar nga Kremlini. “Numri i fushatave që mund të identifikohen si burime ruse është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar”, bëri të ditur komisioneri europian për Sigurinë në Internet, Julian King. Po ashtu Unioni flet për rreth 1000 raste të dezinformimit me pjesëmarrje të burimeve ruse që nga janari i këtij viti. “Këtu nuk bëhet fjalë për ‘big-bang‘, pra sulme të mëdha hakerësh, por për fushata të vogla të prera sipas përfytyrimit të grupit të shënjestruar”, deklaroi komisionerja e Bashkimit Europian për Drejtësinë, Vera Jourová në Bruksel. Per shembull në Poloni, faqja online “Sputnik” ka përhapur informacione, sipas të cilave vendi është më keq ekonomikisht, se në kohët e komunizmit. Përveç kësaj është ngritur pretendimi, se presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon të nxjerrë disa vende nga blloku , thuhet më tej në raportin paraprak të Komisionit Europian. Gjithashtu ajo që bie ne sy sipas raportit hetimor është edhe numri I lartë I faqeve online dhe profileve në mediat sociale që bëjnë fushatë kundër emigrantëve dhe islamit. Në Spanjë u zbulua një rrjet i organizuar i profileve false në tëitter, që në mënyrë të automatizuar mbështeste #hashtag-e negative për islamin. Pavarësisht se motori I kërkimit Google dhe rrjetet e mëdha sociale Facebook dhe Tëitter janë përpjekur t’I përmbahen “Kodeksit për punën praktike” jo gjithmonë kjo ka rezultuar e suksseshme. Ata që përgatisin fushatat dezinformuese ndryshojnë vazhdimisht taktikën e tyre, ne duhet të veprojmë po ashtu”, paralajmëroi komisioneri, Julian Kind.Komisioni Europian publikon në faqen e tij çdo muaj një raport të hapur për fushatat e zbuluara të dezinformimit.

Lini Nje Koment