Deklaratat e Kreut të OSBE/ Ja kush është Lajçak dhe lidhja e tij me Soros

Deklaratat e Kreut të OSBE/ Ja kush është Lajçak dhe lidhja e tij me Soros

Dy ditë më parë,  Kryesuesi i OSBE-së Miroslav Lajçak, deklaroi se zhvillimet e fundit në vend, dhe dekreti  i Presidentit për të shtyrë datën e zgjedhjeve vendore mund të thellojnë më tej krizën politike dhe të ndalojnë funksionimin e institucioneve shtetërore. Me ketë deklaratë, ai u rreshtua  me ambasadorët e tjerë të vendit të cilët njihen nga opinioni  publik si palë e kryeministrit Rama.

Por kush është  Miroslov Lajçak dhe çfarë ndikimi ka në Shqipëri?

Shijak Tv rikthen  për publikun  se çfarë zbuloi WIKILIKIS. Në janar të 2011,  Gorge Soros, në një email zyrtar drejtuar Hillary Clintonit për zgjidhjen e krizës së rëndë politike të asaj kohe ka rekomanduar pikërisht Lajçakun ndërsa  e cilësonte si njohës i mirë I Ballkanit.

Ja çfarë thuhej ndër të tjera në emailin e dërguar Hillary Clinton:

Unë besoj se duhet të bëhen urgjentisht dy gjëra:

  1. Rritja e peshës së plotë të bashkësisë ndërkombëtare për të përballuar kryeministrin Berisha dhe kreun e opozitës, Edi Rama, për të parandaluar demonstrimet e mëtejshme publike dhe për të ulur deklaratat publike.

2.Kërkoni një zyrtar të lartë evropian si ndërmjetës.

Mjedisi politik është përkeqësuar që nga ajo kohë dhe tani po i afrohet niveleve të vitit 1997, kur çështje të ngjashme e shtynë vendin të shkonte në anarki dhe dhunë. Ka shenja se kontrolli i Edi Ramës ndaj popullit të tij është duke rënë, gjë që mund të çojë në dhunë të mëtejshme. SHBA dhe BE duhet të punojnë në harmoni të plotë me këtë, por duke pasur parasysh aspiratat evropiane të Shqipërisë, BE duhet të marrë drejtimin. Kjo është arsyeja pse unë sugjeroj emërimin e një ndërmjetësi të tillë si Carl Bildt. Martti Ahtisaari ose Miroslav Lajçak, të cilët kanë lidhje të forta me Ballkanin. Fondacioni im në Tiranë po e ndjek situatën nga afër dhe mund të sigurojë analizë të pavarur të krizës. Faleminderit, Soros!

Kabllogrami i Wikiliks mbi mardhëniet e Soros me Lajçak dëshmojnë mbi vazhdimësinë e misionit të këtij të fundit në Shqipëri, ndaj dhe deklaratat e Lajçak në favor të kryeministrit Rama ndaj krizës  aktuale janë të pritshme.

Kujtojmë që Presidenti Meta një ditë më parë, i pyetur nga gazetarët mbi qëndrimin e Lajçak mbi dekretin e shtyrjes së zgjedhjeve, Meta  i sugjeroi Lajçak që këtë ta bëjë në vendin e tij kur të bëhet President, ndërsa theksoi se Shqipëria nuk ka nevojë për stabilizues të cilët sjellin më shumë rrëmujë, duke ju referuar pikërisht Lajçak-ut.

Lini Nje Koment