Çdekretoi zgjedhjet, Kuvendi mblidhet sot për shkarkimin e Metës

Çdekretoi zgjedhjet, Kuvendi mblidhet sot për shkarkimin e Metës

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë debati, e parashikuar të zgjasë të paktën 5 orë, për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta, pas dekretimit të anulimit të datës së zgjedhjeve. Draft-rezoluta e hartuar nga socialistët, dhe që këta të fundit mendojnë se do ta miratojnë, e konsideron nul vendimin  e Presidentit, çka përbën dhe argumentin për shkarkim.

Në rezolutë thuhet  se “Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës”.

Nga ana tjetër Kreu i shtetit ka bërë të qartë se zgjedhje  pa dekretin e tij nuk mund të ketë, dhe se në 30 qershor, do të kishte një proces votimi, jo proces zgjedhor. Ai ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për mediet sot pasdite në orën 17.

Lini Nje Koment