Burgosja e 2 kryetarëve të PD/ Basha: Nuk frikësohemi nga burracakëria e Ramës

Burgosja e 2 kryetarëve të PD/ Basha: Nuk frikësohemi nga burracakëria e Ramës

 

Lideri demokrat Lulzim Basha e ka cilësuar sot vendim burracak të kryeministrit Rama Edi Ramës, burgosjen e 2 anëtarëve të PD ndërsa thekson se kjo nuk do të frikësoj opozitën në rrugën që ka marrë.

“Prokuroria dhe gjykata e Elbasanit vendosi sot, të mbajë në burg Kryetarin e PD të Librazhdit zotin Bujar Vreto dhe kryetarin e PD të Prrenjasit zotin Arjan Karriqi, si dhe dy qytetarë të tjerë zotin Dashamir Boja dhe zotin Bujar Kllojku” shprehet Basha ndërsa thot se krimi i tyre është se kanë protestuar në buzë të rrugës ku kaloi Edi Rama.

“Është vendim burracakësh i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar të Edi Ramës.

Është represion ndaj kundërshtarëve politikë i urdhëruar direkt nga Edi Rama.

Qëllimi është vetëm një: persekutimi dhe trembja e kundërshtarëve politikë për të shuar protestën dhe përpjekjet kundër qeverisjes së kriminalizuar të Edi Ramës.

Duke shprehur solidaritetin tim për familjet e katër demokratëve të arrestuar që nuk do i kenë prindërit dhe bashkëshortët në shtëpi sot, dua ti drejtohem Edi Ramës dhe klanit të tij kriminal në qeveri:

Opozita nuk frikësohet.
Opozita nuk trembet.
Opozita nuk tërhiqet.

Unë, të gjithë demokratët në çdo cep të Shqipërisë dhe të gjithë qytetarët e bashkuar
do ta luftojmë këtë qeveri kriminale derisa Edi Rama dhe kriminelët e tij të dalin para drejtësisë së vërtetë” u shpreh ai.

Lini Nje Koment