Bashkëpunimi tregtar, e zhgënjyer nga Tirana, Prishtina kthen sytë nga Shkupi
epa06384239 Prime Minister of the Republic of Kosovo Ramush Haradinaj (L) and his Macedonian counterpart Zoran Zaev (R) before their meeting in Pristina, Kosovo, 12 December 2017. Zoran Zaev is the first Macedonian Prime Minister to visit Kosovo since Kosovo declared independence in February 2008. EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Bashkëpunimi tregtar, e zhgënjyer nga Tirana, Prishtina kthen sytë nga Shkupi

Kosova dhe Maqedonia e Veriut po përgatiten për mbledhjen  përbashkët të dy qeverive, moment që pritet të shënojë një shtysë të fortë në bashkëpunimin dypalësh në sektorët me jetik të të dy vendeve. Dukeqenëse Shqipëria nuk po u përmbahet marrëveshjeve të nënshkruara me Kosovën, sidomos në fushën e marrëdhënieve tregtare, Kosova duket se po e shikon Maqedoninë e Veriut si një partner më serioz në këtë drejtim.

Praktika e mbledhjeve të përbashkëta të kabineteve qeverisëse, po kthehet në një formë të zakonshme tashmë, në funksion të një bashkëpunimi më efiçent dhe të prekshëm mes vendeve të rajonit. Pas disa takimeve ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë, dhe Shqipëri-Mal i Zi, një nismë e tillë po ndërmerret edhe për një mbledhje të përbashkët të qeverisë së Kosovës me atë të Maqedonisë së Veriut.

Të dyja vendet janë në fazat e përgatitjes dhe sipas  zëdhënësit të qeverisë maqedonase, Bujar Hoxha, takimi do të zhvillohet në Shkup dhe se për datën do të vendosin dy kryeministrat, Haradinaj e Zaev. “Në kuadër të përgatitjeve për mbledhjen janë duke u zhvilluar bisedime për definimin e bashkëpunimeve mes dy vendeve, në disa sfera, si në transport, infrastrukturë, tregi dhe zhvillim ekonomik. Gjithashtu parashikohet zgjerim i bashkëpunimit me diasporën, punët e brendshme, drejtësinë, bujqësinë, pylltarinë, ekonominë e ujërave, shëndetësinë, kulturën dhe arsimin”.

Dukeqenëse Shqipëria nuk po u përmbahet marrëveshjeve të nënshkruara me Kosovën, në kuadër të takimeve të përbashkëta të ekzekutivëve, sidomos në fushën e marrëdhënieve tregtare, Kosova duket se po e shikon Maqedoninë e Veriut si një partner më serioz në këtë drejtim. Qeveria fqinje, nën drejtimin e Zoran Zaev, i cili ka edhe përkrahjen e shumicës së popullsisë shqiptare, ka shprehur gatishmërinë për intensifikimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Zaev u zotua për këtë edhe në ceremoninë e inaugurimit të Autostradës “Arbën Xhaferi”, vepër me rëndësi strategjike për të dyja vendet por dhe Rajonin. Pas vendosjes së bllokadës doganore me Serbinë, dhe në kuhstete kur Shqipëria po mban në fuqi barrierra tregtare të papërballueshme për biznesin e Kosovës, ky i fundit ka kthyer kokën nga tregu i Maqedonisë së Veriut. Një ndër objektivat e shpejtë të qeverisë së Zaev, është ndërtimi i pjesës lidhëse të autostradës, “Arbën Xhaferi”, nga “Hani i Elezit në Shkup. Në përfundim të saj, disatnca Prishtinë-Shkup do të përshkohet në vetëm 45 minuta.

Lini Nje Koment