12 qershori i vazhdimësisë PK… PP….. PS

12 qershori i vazhdimësisë PK… PP….. PS

EDITORIAL/ NGA ALFONS ZENELIL

Ne qershor, 28 vite me pare nuk kishte Parti Socialiste. Te pakten deri me dt 10 qershor te 28 viteve me pare. Deri ate dite ajo quhej Partia e Punes e Shqiperise. Tashme, vetem nje grup shume i vogel njerezish guxojne (publikisht) te mbrojne dhe kene nostalgji per kohen kur “punerat” i zgjidhte Partia e Punes. Para 28 viteve, ishte ndryshe. Komunistet dhe punistet megjithe bindjen e palekundur tek “socializmi fitimtar”, po e shikonin se terreni po iu rreshkiste nen kembe dhe e ardhmja e tyre nen siglen e PP ishte e pasigurt ne mos fatale(politikisht). Kesisoj ne kongresin e radhes ne qersorin e para gati 3 dekadave figura te rendesishme te Partise se Punes, figura ende te pa kalcifikuara plotesisht nga dogma enveriste e kuptuan kete gje dhe ndermoren kete hap i cili rezultoi te ishte nje korent ajri i cili i siguroi partise jo vetem mbijetesen. Shume njerez e kane te fiksuar mire reagimin e shumices derrmuese te “kongresmeneve” puniste kur u propozua nderrimi i emrit. Per shumicen derrmuese ishte njelloj sikur t`ju vdiste Enveri per se dyti. E perseris, shumices derrmuese. Ne salle mbizoteronte e njejta atmosfere, te njejtat ndjenja dhe bindje hermetike tek Enveri, Partia e Punes, socializmi botendricues dhe marksizem-leninizem-stalinizmi fitimtar. Vetem se edhe keta konservatore qe dominonin sallen, ishin disi te tronditur dhe te trembur nga ndryshimet e vrullshme dhe te menjehershme. Kishte nje stepje, nje fare hutimi. Kjo ishte arsyeja qe skuadra moderatore nuk hasi pengesa fizike. Megjithate, me ne fund u pranua nderrimi i emrit nga PP ne PS. Diten e neserme pas ripagezimit, ustallaret e rinj dhe te vjetrit e kamufluar filluan trumbetimin e nje partie te re “europiane”. Por c`fare kish ndryshuar ne perberjen e kesaj partie? Baza ishte identikisht e njejta. Udheheqesit gjithashtu me ndonje perjashtim fizik. Fjalori dhe metodologjia ishte po ajo e meparshmja. Te djathtet dhe perendimi konsideroheshin ende si heretike. Vetem se kjo nuk shpallej me zyrtarisht. Kryetar u zgjodh Fatos Nano. Ai ishte beniamin i Nexhmie Hoxhes. Kete e pat pohuar edhe vete Nexhmia ne nje interviste. por ne thelb Tosi ishte nje pragmatist, liberal – arapci made in Bllok i cili sic dhe u duk me vone ne periudhen gjate qeverisjes se tij tregoi se ishte nje intelektual pa din e iman. Ne ate kohe ne udheheqjen e PS se sapo emertuar u afruan edhe intelektuale e liberale te tjere. Por “si per ters”, gjate gjithe kohes ne postin e sekr. pergj. qendronte ish sekretari i partise se Tepelenes Gramoz Ruci, i fundmi i satrapeve te Ministrise se Puneve te Brendshme te diktaures komuniste. Ai qendroi dhe qendron ende pas veshit te ndonje rebeli dhe i mban ne zap duke i kujtuar pseudonimet. Ai qendroi dhe qendron ende si nje pikete e frikshme e mosndarjes se PS nga e kaluara kriminale e PK dhe PP. Magjistari i zhdukjes se nje pjese te dosjeve te sigurimit dhe manipulatori i pjeses tjeter Gramoz Ruci, qe pra sekr.i pergj i Partise (se re) Socialiste ose siç do iu kish konvenuar më mirë PPSH ( e rindërtuar). Dominimi ne prapaskene i fateve te PS nga Ruci dhe emisare te tjere gri i siguronin kesaj partie nje jete te dyfishte prej amebe. Ky fakt ishte dhe eshte nje prove e forte qe verteton kotesine e emrit te ri. Tani, ka plot njerez te cilet per arsye konjukturale, interesash plotiko financiare apo inatesh meskine dhe personale jane ne gjendje te mohojne faktet dhe te thone se Partia Socialiste gdhiu europerendimore qe ne castin kur u votua ndryshimi i emrit. Por asgje nuk mund te fshihet e te mbulohet. Vetem ndonje “kongresmen” i pakthyeshem mund te besoje ne metamorfozen e 12 Qershorit. Nje nga vendet ku mund te shikohet hipokrizia e “socialisteve perendimore” ishte gazeta “Zeri i Popullit” e botuar ne gusht te vitit `43 nen kujdesin e gjyshes së tyre PKSH dhe Enverit. Nga nje vezhgim krejt normal dhe i pasforcuar, mund te veresh fare qarte se gjuha, stilistika, tempi ideologjik, menyra e formimit te shpifjeve, makineria e manipulimeve etj nuk kane evoluar asnje shkalle dhe nuk kane patur asnjehere ndryshim nga numrat e ZP se para 12 Qershorit te 28 viteve me pare. Eshte interesant te verehet qendrimi dhe gjuha e perdorur ndaj shqiptareve te Kosoves deri pak para se te fillonte lufta. Urrejtja patologjike ndaj shqiptareve te Kosoves, ceshtjes kombetare dhe nacionalisteve ne pergjithesi e shprehur hapur faqeve te saj, tregonte per vazhdimesine e linjes ideologjike internacionaliste dhe papajtueshmerine me cfardolloj aksioni e deklarate qe cenonte interesat serbo-jugosllave e ruse qe ne fakt jane e njejta gje. Ne palcen e Partise se sotme Socialiste veprojne ende te forte njerezit e forte te Partise se Punes. Sigurisht qe tashme, askush nuk mund te dale hapur kunder rrezikut “angloamerikan”, por atje thelle ne skutat e erreta te koridoreve behet cmos per te vazhduar vepren e nderprere perkohesisht. Shikoni inicialet qe kishte gazeta te cilat gjithnje i ngjanin draperit dhe cekanit apo trendafilin fatkeq qe asfiksohet ne grushtin e hekurt te “klases”. Keto mbase duken thjesht ceshtje grafike, por ne te vertete jane e qendrojne perhere aty si ato simnbolet e fshehura te shoqerive satanike e konspirative te cilat jane gjithmone aty rrotull e na kujtojne se kohet e errreta nuk kane mare fund ende.

Lini Nje Koment