Video/ Denoncimi i rradhës, ja sesi Veliaj vodhi stendën e peticionit qytetar!

Një tjetër denoncim për ppp korruptive. Aleanca për mbrojtjen e teatrit ka  denoncuar sot vjedhjen e peticionit e firmosur nga qytetaret, nga Policia Bashkiake e Erion Veliaj.

Qesharakët e sistemit!

Policia Bashkiake e €rionit ka vjedhur sot stendën e peticionit ku qytetarët firmosnin për ndryshimin e sistemit.
Ai që iu vjedh qytetarëve lekët e taksave, shitësve ambulantë specat e domatet, të varfërve kanoçet, tani po kërkon t’iu vjedhë dhe firmat.
Natyrisht, vesi del me shpirtin thotë populli dhe €rioni është shembulli që e vërteton. Ai s’mund të rrijë dot pa vjedhur.

Duket se rreth 6000 firmat e mbledhura për 10 ditë kanë filluar të shqetësojnë seriozisht sistemin, i cili ka hedhur në sulm grabitësit me uniformë.

Por ne nuk do ndalemi. Nuk ka asgjë që na ndalon. I kemi marrë parasysh të gjitha.

Nesër stenda e peticionit do të jetë përsëri nëpër rrugët e Tiranës e shumë qyteteve të tjera, për të bashkuar mijërat e njerëzve që duan që regjimi i €rionëve të përfundojë një herë e mirë dhe këtij vendi t’i kthehet dinjiteti që €rioni bashkë me një tufë të pangopurish ia kanë marrë me PPP.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=985671511642017&id=165747223634454

 

 

 

%d bloggers like this: