Vdekja e ushtarakes në Letoni, 10-maji shpallet ditë zie kombëtare

Vdekja e ushtarakes në Letoni, 10-maji shpallet ditë zie kombëtare

Me Vendim të Këshillit të Ministrave 10 Maji shpallet ditë zie kombëtare, në nderim të nëntetares, Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën 3 ditë më parë në një mision, në Letoni.

Flamujt në institucionet shtetërore do të ulen në gjysëmshtizë. Nesër në orën 12:00 do të mbahet 1 minutë heshtje, në nderim të nentetares së rënë në krye të detyrës.

Ndërsa sot, mbërriti në atdhe trupi i pajetë i Zarife Hasanajt, ku u prit nga familjarët dhe zyrtarët e ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

Lini Nje Koment