Vdekja e major Klodian Tanushit, 16 maji shpallet ditë zie kombëtare

Vdekja e major Klodian Tanushit, 16 maji shpallet ditë zie kombëtare

Ditën e sotme mbërriti në atdhe trupi i pajetë i major Klodian Tanushit i cili humbi jetën në një mision në Letoni. Ai u plagos në datën 6 maj dhe u dërgua menjëherë në spital ku personeli mjekësr i kushtoi vëmendje maksimale, e megjithatë ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe humbi jetën.

Klodian Tanushi u shpall “Dëshmor i Atdheut” titull i cili ju dorëzua djalit të tij 14 – vjeçar nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka.

Në të njëjtin mision, humbi jetën më 6 maj nëntetare Zarife Hasanaj kurse Rreshter Julian Xhevat Kapaj është i plagosur.

Lini Nje Koment