Sot dikush nga selia e Rilindjes tha se ky shkrim i BILD-it gjerman është paguar nga opozita!

Sot dikush nga selia e Rilindjes tha se ky shkrim i BILD-it gjerman është paguar nga opozita!

Nga Enver Bytyçi

Nuk kanë si ta dijnë të mjerët se kjo gazetë dhe mediat e tjera gjermane nuk janë si mediat shqiptare, të cilat blihen e shiten te çdo padron që në Shqipëri vjen në pushtet!
Dikush duhet t’i thotë kryeministrit dhe zërave që ai komandon para kamerave se BILD-Zeitung ka rrëzuar nga detyra presidentin gjerman, thjesht pse ai telefonoi redaksinë e kësaj gazete dhe se kjo telefonatë u konsiderua si ndërhyrje në pavarësinë e medias.
Por për rilindasit tanë që parim themelor kanë manipulimin e opinionit me pagesa extra, tendera dhe favore për mediat laviere të vendit tim është jashtë optikës përceptuese të tyre që ndonjë media në botë të jetë e pavarur!
Nguliteni mirë në mendje zonja dhe zotërinj të Rilindjes se Gjermania dhe media gjermane nuk funksionon siç funksiononi ju, me korrupsion, pengmarrje, lidhje me krimin e kriminelët, ose me joshje prej batakqinjsh! Nuk është BILD-i si psh ishte Vlahutini e është sot ndonjë tjetër diplomat i huaj në Shqipëri që lëpijnë pështymën e kryeministrit të Shqipërisë në këmbim të favoreve financiare që ai ua jep!

Lini Nje Koment