Samiti i korrikut/ Vendimi, gjithë shteti përballë Serbisë në Paris

Tre krerët më të lartë të shtetit, së bashku me dy bashkëkryesuesit e ekipit shtetëror për dialog me Serbinë, do të jenë pjesë e delegacionit të Kosovës në samitin dyditor të Parisit në fillim të korrikut. Kryeparlamentari Kadri Veseli, ftoi në një takim të posaçëm këtë të premte, kryeministrin Haradinaj, Presidentin Thaçi dhe drejtuesit e ekipit të dialogut, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, i cili mungoi për arsye objektive në takim, për të biseduar rreth përfaqësimit të vendit në takimin dypalësh me Serbinë, me ndërmjetësimin e Francës e Gjermanisë. Siç njoftoi vet Veseli, Ahmeti mungoi është rënë dakord mes tyre, që të gjithë emrat e lartpërmendur të përfaqësojnë në nivelet më të larta Kosovën në Paris. Largimi njëherësh nga vendi, i tre funksionarëve më të lartë të shtetit, përbën shkelje të protokollit të shtetëror, gjë që me sa duket nuk është marrë parasysh nga vendimmarrësit.

 

%d bloggers like this: