Kuvendi i Kosovës miraton unanimisht rezolutën për gjenocidin serb

Kuvendi i Kosovës miraton unanimisht rezolutën për gjenocidin serb

Kuvendi i Kosovës miratoi në unanimitet rezolutën për “gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë”.

Rezoluta detyron institucionet e Kosovës, Parlamentin, Presidencën, Qeverinë e institucionet e drejtësisë të kërkojnë drejtësi për krimet ndaj popullsisë shqiptare të pambrojtur. Gjithashtu ligji i ri parashikon të detyrojë shtetin serb, të mbajë përgjegjësi për gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kuvendi i Kosovës ndërkohë ka filluar punën për themelimin e një gjykate ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë.

Të enjten Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njoftoi se ka filluar menjëherë hetimet,  pasi deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka paraqitur një fotografi, që  sipas saj dëshmon dhunimin e një gruaje 35 vjeçare nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë do ta hap hetimin, ndërsa do të ftohet deputetja Brovina për dhënien e informacion.

Prokuroria Speciale, fton të gjithë ata që kanë dëshmi të ndryshme, si video, fotografi apo edhe dëshmi tjera të cilat mund të jenë të rëndësishme për identifikimin e kryerësve të mundshëm të veprave penale që lidhen me krimet e luftës, ti sjellin në Prokurori.

Lini Nje Koment