Vajza e Dorian Protoduarit mbush tre vjeç sot, ditëlindja e parë pa babanë

Vajza e Dorian Protoduarit mbush tre vjeç sot, ditëlindja e parë pa babanë

Edea është vajza e Dorian Protoduarit. Ajo sot ka ditëlindjen dhe bëhet tre vjeçe. Në këtë ditëlindje ajo nuk ka mundur të festojë pa babaiin, i cili ndodhet në burg pasi është arrestuar në protestën e banorëve të Unazës së Re.

Genc Sejko ka shkruar në profilin zyrtar duke e uruar Edean, por bëri edhe një apel për institucionet e drejtësisë të cilat mbajnë në burg padrejtësisht Dorian Protoduarin.

“Zoti kryeministër, vajza që shikoni në foto quhet Edea. Ajo mbush sot tre vjeç. Edea nuk mban në fytyrë gëzimin e një fëmije që ka sot ditëlindjen. Kjo pasi Edea, është vajza e Dorian Protoduarit; djaloshit të ri që guxoi të mbronte shtëpinë e tij. Babai i Edeas është në qeli dhe vajza e tij, në vend që të festojë, qan sot në krahët e të jëmës. Edea ka fatin e keq sepse ka lindur në një vend ku vjedhjen e bën ti dhe ministri yt, dhe burgun babai i saj. Trishtimi i vajzës së vogël, një ditë do të kthehet në krenari. Një ndjenjë që ti nuk e ke shijuar kurrë e që për fat të keq nuk do ta shijojnë as fëmijët e tu.

Ndërsa Edeas i them që: ‘babi të do shumë dhe se çdo gjë që bën, e bën për të të siguruar me dinjitet një të ardhme më të mirë për ty’. Edhe 100 princeshe e vogël”, shkruan Sejko.

Që në nisje të protestës së banorëve të Unazës së Re Dorian Protoduari është ndaluar disa herë nga policia dhe liruar nga gjykata për mungesë provash. Njëkohësisht është ndaluar babai dhe vëllai i tij, nbdërsa e ëma është dhunuar disa herë dhe ka përfudnuar në spital.

Jeta e banorëve të Unazës së Re prej muajsh është përqëndruar në protestë dhe rezistencë për të mbrojtur shtëpitë e tyre të cilat pritet të shemben për shkak se preken nga projekti i Unazës së Re.

Lini Nje Koment