Kriza politike, Meta me tone të ashpra: Palët t’i thërrasin mendjes!

Kriza politike, Meta me tone të ashpra: Palët t’i thërrasin mendjes!

Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë aktivitetit këtë paradite i pzetur nga gazetarët për krizën politike, ai e bëri të qartë se askush nuk mund të përgjegjësitë për krizën që po kalon vendi tek institucioni i presidentit. Kreu i Shtetit theksoi se vendi nuk duhet të shkojë në konfrontim dhe për këtë palët duhet t’i thërrasin mendjes dhe të mos tregohen egoiste.

“Palët t’i thërasin mendjes. Askush nuk mund të transferojë përgjegjesitë te të tjerët ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe i dinë shumë mirë pasojat që mund të ketë vendi”, u shpreh Meta.

Meta tha se maxhoranca dhe opozita duhet të jenë të përgjegjshme dhe të vetëdijshme për pasojat që i presin nëse ndodh që vendi të shkojë në konfrontim civil.

Prononcimi i plotë për mediet i Presidentit Meta

Gazetari: Zoti President, a rrezikon vendi të shkojë në përplasje civile në kohën që kriza politike po thellohet dhe palët politike janë ekstremisht të kundërta në qëndrimet e tyre?

Presidenti Meta: Mendoj që kjo situatë nuk duhet të ekzistonte kurrsesi pas 22 vjetësh, që kur Shqipëria u nda me vitin
1997, që ishte një vit mjaft fatkeq.
Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre, sepse për interesa tërësisht egoiste dhe okulte, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe as shqiptarët me njëri-tjetrin. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sistemet përjashtuese që në vitin 1990.

Gazetari: Zoti Meta, kush i ka këto interesa okulte për të cilat flisni ju?

Presidenti Meta: Nuk i kanë ata të cilët mezi po presin turizmin dhe shtimin e rezervimin dhe jo anulimin e rezervimeve.

Gazetari: Kryeministri thotë që Ju nuk i keni ftuar në një tryezë për të zgjidhur krizën politike. A do të ndërmerrni një hap të tillë në vijim? Ju keni thënë në mënyrë të vazhdueshme se edhe jo publikisht keni bërë ç’të mundeni për të shpëtuar krizën politike në vend…

Presidenti Meta: Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë te të tjerët aq më tepër te Presidenti i Republikës. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshme për pasojat që do të kenë në rast se do ta çojnë vendin drejt konfrontimit.

Lini Nje Koment