Përfundon në qeli/ Elbasan, i riu arrestohet pasi kritikoi Ramën në FB

Përfundon në qeli/ Elbasan, i riu arrestohet pasi kritikoi Ramën në FB

Rigels Topi, nga qyteti i Elbasanit është shoqëruar mbrëmë në orën 23:00 nga policia e Elbasanit. I riu ndodhet ende në komisariatin e Elbasanit dhe thuhet se arsyeja është se ka fyer kryeministrin Edi Rama. Burimet bëjnë me dije se ai është shoqëruar pasi kishte ofenduar në rrjetin social Facebook kryeministrin. Familjarët nuk kanë marrë asnjë detaj për motivin e arrestimit pasi policia nuk jep të dhëna. Rigels Topit iu sekuestrua telefoni celular si “provë e fortë” materiale.

Lini Nje Koment