PD-LSI, të ndarë në homazhet e 5 majit

 

Opozita nuk ishte e bashkuar sot në ditën kombëtare të dëshmorëve. Partia Demokratie dhe aleatët e saj tradicional nderuan të rënët për liri duke bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve, pranë Memorialit të Viktimave të Terrorit Komunist e varrit të Azem Hajdarit. Ndërsa LSI përkujtoi dëshmorët e Atdheut në një ceremony-homazh pranë bustit të Qemal Stafës, në ditën e rëines sw tij.

Drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike përkujtuan dëshmorët e atdheut, në një ceremoni homazh pranë Varrezave të Dëshmorëve në Tiranë. Kreu i opozitës Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha dhe ish-grupi paralmentar democrat, nderuan të rënët për atdheun me rastin e 5 Majit.
Pasi vendosi kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri” Basha tha se në një ditë si kjo duhet reflektuar për qëllimin e sakrificës së qindra mijëra të rënëvë për liri.

Demokratët bënë homazhe edhe para Memorialit të Viktimave të Terrorit Komunist si dhe tek varri i Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.
Ndërsa partia tjetër opozitare, LSI, e cila shpesh ndan pikpamje të ndryshme me aleatët politik, sa i përket aktivitetit të Luftës Antifashiste nacional clirimtare, zgjodhi të nderojë dëshmorët duke bërë homazhe pranë bustit të heroit Qemal Stafa, në ditën e rënies së tij.

%d bloggers like this: