Paloka: Rama nuk fiton dot zgjedhje të ndershme, edhe kur është vetëm në garë i manipulon

Paloka: Rama nuk fiton dot zgjedhje të ndershme, edhe kur është vetëm në garë i manipulon

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, shpjegoi vendimin e opozitës për të mos i lënë bosh vendet e saj në komisionet zonale zgjedhore.

“Anëtarët e KZAZ do të jenë për të ndalur manipulimin e zgjedhjeve. E gënjen mendja Edi Ramën, nëse mendon se do ta lemë të bëjë çfarë të dojë qoftë edhe me këtë proces fallco”, u shpreh Paloka.

Paloka vuri në dukje se nga kompleksi për të mos u dukur vetëm në zgjedhje dhe me qëllim për të manipuluar ndërkombëtarët, Rama po deligjit vetë procesin, duke emëruar “rivalë” për 30 qershorin.

Për herë të parë, nënkryetari demokrat tregoi sesi po manipulohet procesi. Dy shembujt ishin nga Kukësi dhe Kavaja.

“Në Kukës, partia e krijuar nga Rama për fasadë kandidon Kryetarin e qarkut Abedin Oruçin të Partisë Sociiste.
Ndërsa Kandidati i Kavajës është jashtë shtetit, nuk ka dorëzuar asnje dokument në KZAZ, por është deklaruar si kandidat”,- tha Paloka.

Edi Paloka rikonfirmoi qëndrimin e opozitës se me 30 qershor nuk ka për të patur zgjedhje.

“Zgjedhjet me 30 nuk do të ketë, kete e di edhe vete Rama”- u shpreh Paloka, i cili vuri në dukje se dy protestat e fundit dhanë një mesazh të fortë se qytetarët janë të vendosur të përballen kundër vjedhjes së zgjedhjeve, për të garantuar largimin e një qeverie që i blen ato me krimin.

Paloka tha se largimin i Ramës është i panegociueshëm dhe e vetmja rrugë që i hap rrugë dialogut ndërpartiak.

Lini Nje Koment