Reportazhi i Bild”/ Popoci: Efektet e tij në politikë, ja çfarë duhet të bëjë opozita

Reportazhi i Bild”/ Popoci: Efektet e tij në politikë, ja çfarë duhet të bëjë opozita

Reportazhi i medias prestigjoze “Bild” ka shkaktuar reagime të shumta politike, lidhur me publikimin e fakteve tronditësisë për aktivitetin kriminal në Shqipëri. Analisti Agim Popoci, në një intervistë për shijak TV, shprehet se efektet e reportazhit, duke i mëshuar inkriminimit të kryeministrit Rama në dosjen 184, ndikojnë drejtëpërdrejtë tek zgjedhjet e ardhshme, ndërsa argumenton se kjo, sjell tkurrjen e besimit të qytetarëve kundrejt zgjedhjeve.

“Nëqoftëse opozita,” ul pazarin” dhe futet në negociata për të mbajtur zgjedhjet me Ramën kryeminisër, atëherë këto fakte mbeten nul. Pra, nëse lëvizja politike e opozitës, devijon dhe kemi zgjedhje me kryeministrën Rama, atëherë populli mund të ngelet me mosbesimin që ka pasur në zgjedhjet e tjera . Zgjedhjet pa kryeministrin mund të prodhojë dicka tjetër, mirëpo ky largim i Edi Ramës do të quhet rezultat i fakteve të publikuara nga reportazhi i medias gjermane”

Referuar reagimit të qeverisë, e cila hodhi hije dyshime mbi vërtetësinë e reportazhit, madje duke akuzuar gazetarin gjerman se është sponsorizuar nga paratë e pista të drogës, Popoci shprehet se Rama nuk mund të blejë edhe gazetën më të famshme në Europë, siç bën me mediat në qeveri.

“Dosja 184, ku dolën pjesë të telefonatave të Ramës, ishte shumë e rëndë, mandje dhe më e rënda nga gjithë dosjet e tjera dhe akuzat e opozitës janë shumë të fuqishme dhe kane karakter shumë më të fortë sot që po flasim, dhe kjo do të ndikojë edhe në procesin zgjedhor, pasi zgjedhje nuk mund të ketë me një kryeministër që bën pjesë në dosjen e Dibrës”

Publikimi i reportazhit të medias më të madhe në Europë “Bild” tronditi pozicionin e kryeministrit dhe qeverisë së tij , pasi emri i Edi Rames zbulohet në këte artikull te jetë pjese e dosjes së masakrës zgjedhore në Dibër. Menjëherë pas deklaratës të Gjylametit, reagoi dhe gazetari Basir Çollaku, duke e cilësuar shqetësimin e mazhorancës si konfirmim të reportazhit. Ai paralajmëroi publikimin e të tjera fakteve, ndërsa për akuzat e qeverisë ka reaguar dhe vetë reporteri gjerman, Peter Tiede, i cili pohoi se dokumente të tilla nuk janë të mira për vendin. Gjithashtu ndaj këtij qendrimi reagoi me ironi Martin Henze, kryekëshilltari për ekonominë i kancelares Angela Merkel, duke u shprehur se qeveria shqiptare mund të rekomandohet për të paditur të gjithë bashkësinë ndërkombëtare, mes të cilëve BE dhe SHBA, sepse kanë folur shumë në lidhje me korrupsionin masiv të administratës së qeverisë Rama.

Lini Nje Koment