Me 25 maj protesta kombëtare, a do të ketë dhunë…?

Pas protestave të fundit asaj të 11 majit dhe 13 majit propaganda qeveritare u përpoq të hiqte vëmendjen nga gazi i hedhur pa kriter ndaj protestuesve, dhuna e ushtruar ndaj tyre, tashmë edhe dokumentuar me video dhe u fokusua te protestuesit duke u konsideruar ata të dhunshëm e madje edhe duke publikuar shifra efektivësh të plagosur.

Ditën e sotme, në një komunikim me gazetarët Lulzim Basha deklaroi se opozita nuk ka bërë kurrë thirrje për dhunë dhe distancohet nga çdo akt dhune, por ai ju drejtua gazetarëve me këtë fjalë: “mos prit që Lulzim Basha të jetë komandanti i baballarëve, që u ka vënë kryqin tek shtëpia Edi Rama, i vëllezërve motrat 3 vjeçarë të të cilëve i ka helmuar me gaz Edi Rama apo i fëmijëve të prindërve që Edi Rama u theu kockat se donte t’u grabiste shtëpitë, që t’u vidhte 40 milionë euro shqiptarëve dhe të mos shpronësonte as banorët e ligjshëm.”

Basha solli në vëmendje vetëm këto tre skandale dhe deklaroi se komandant i zemërimit popullor nuk është Lulzim Basha.

“Zemërimi popullor vetëm do të rritet. Detyra jonë është vetëm të parashtrojmë zgjidhjen politike dhe të thërrasim shqiptarët ta mbështesin këtë kauzë, gjë që e kanë bërë në mënyrë të paprecedentë dhe madhështore, për të cilën përkulem me mirënjohjen më të thellë ndaj tyre, si për protestën e 11 Majit, ashtu edhe për protestën e 13 Majit. Jam i sigurtë që këto do të tejkalohen si në masivitet, ashtu edhe në vendosmëri nga protesta e 25 Majit”, deklaroi lideri i demokratëve.

Lini Nje Koment