Maqedoni e Veriut, humb jetën në burg shqiptari

Maqedoni e Veriut, humb jetën në burg shqiptari

Një shqiptar nga Shkupi humbi jetën në burgun e Idriozovës në Maqedoninë e Veriut. Mediet lokale raportojnë se bëhet fjalë për Xhengis Xhemaili 54 vjeç, i cili ishte dënuar nga gjykata me 13 vite burg për vrasje. Shkak për vdekjen e tij dyshohet të jetë bërë një arrest kardiak.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kohën, ku shqiptari nga Shkupi ishte në ajrim. Shqiptari ishte ankuar për shqetësime në zemër, por nuk kishte marrë mjekim.

Ai u dënua për vrasjen e Amel Zverotiç. Ky i fundit u qëllua në afërsi të liqenit Treska në vitin 2006, për një borxh prej 100 mijë eurove, shumë që i detyrohej 54-vjeçarit.

Lini Nje Koment