Kriza/ Arben Malaj: Politikanët bëjnë rotacion, të varfërit bëhen edhe më të varfër!

Ish-ministri i Financave, Prof.Doc Arben Malaj në një intervistë me gazetaren Marsida Çerma, për Shijak Televizion analizon gjendjen aktuale në vend, në kushtet e thellimit të krizës politke, ndërsa ndalet në samitin e Berlinit, ku si studiues i Bashkimit Evropian shprehet se nuk do të ketë hapje negociatash në qershor.
Ai flet edhe për politikat  që ndjek Kryeministri Rama në ekonomi, ndërsa sqaron se dallimi midis politikave të majta dhe të djathta sa vjen e ngushtohet, dhe nuk duhet ta nxisim këtë debat, pasi matësi i vërtet i një qeverie, është tek ajo që i sjellë vendit.
Më poshtë, Shijak Televizion ju sjell intervistën e plotë me ish-deputetin Arben Malaj:

Në kushtet e thellimit të krizës politike, nga njëra anë koalicioni opozitar që bojokton zgjedhjet dhe nga ana tjetër mosreflektimi i qeverisë për qeveri tranzitore, cila është zgjidhja për të dalë nga kjo situatë?

Së bashku me disa kolegë duke ndjekur dhe përvojat më të mira në botë, akademikët janë pjesë e shoqërisë, shoqëria investon në ta, dhe në një mënyrë apo tjetër, ne duhet ta kthejmë mirënjohjen për ta, dhe mundësia më e mirë, më produktive që akademikët të jenë të dobishëm, është të paralajmërojnë krizat politke, ekonomike dhe sociale që kalojnë vendet e tyre dhe të japin recetën përkatëse që vendi të ketë një zhvillim sa më harmonik, dhe Shqipëria të jetë një vend i bekuar dhe jo një vend që të rinjtë dëshirojnë të ikin. Bazuar në analizën tonë, dhe në çfarë ka ndodhur në vendet tjera në krizat 200 vjeçare, parandalimi i krizës mbetet zgjidhja e parë, pasi viktimat e para të krizës nuk janë politikanët, ata bëjnë rotacion politik, ndërrojnë karriget e tyre, por pas çdo krize, të varfërit dalin më të varfër.
Përgjegjësia për të gjetur një zgjidhje nuk janë deklaratat mediatike, parafabrikale nga palët politike, përgjegjësia e tyre është të ulen, dhe kanë detyrimin që tu shërbejnë vendit të tyre duke gjetur zgjidhjet.
Zgjidhja është ulja në negociata?
Zgjidhja është të mos dënohemi më asnjë minutë, asnjë sekondë, jo thjeshtë se po humbim faza të qenësishme të Bashkimit Evropian, por se po i varfërojnë më shumë nga pikmamja materiale, nga pikëpamja shpirtërore dhe e shpresave shqiptare. Në një vend që shpresa vritet, ai vend fillon e varfërohet. Ka më shumë varfëri, më shumë papapunësisë, dhe borxhe më të larta, të cilat trashëgohen drejt gjeneratave të tjera.
Samiti i Berlinit ishte ngjarja më e madhe e javës fundit? Në media qarkulloi lajmi që kryeministri Rama, mori një goditje të forte nga Berlini, ndërkoh kryeministri Rama fajësoi opozitën dhe median për përhapjen e lajmit të rremë. Ju si e vlersoni?
Sigurisht që të dyja palët, kanë detyrimet e tyre të përshpejtojnë integrimin Evropian, por siç ka ndodhur në të gjithë rotacionin politik në Shqipëri, mazhoranca ka gjithmonë në duart e saj, instrumenta konkretë për të pëshpejtuar integrimin e vendit. Nuk besoj se deklarata e Parlamentit Hollandez, erdhi për shkak të një lobimi, ata janë instuticione shumë demokratike, votimet janë shumë të përgjegjshme, pra do të thotë që diçka duhet bërë më mirë nga ana jonë. Lidhur me Samitin e Berlinit unë mendoj se politikanët shqiptarë nuk duhet të kenë në axhendën e grindjeve politike, a do të hapen apo jo negociatat. Unë si studiues i Bashkimit Evropian, si lektor për 15 vite, e them, që nuk do të ketë hapje të negociatave në qershor. Kjo nuk duhet të shërbejë si ushqim për opozitën për t’u bërë më agresiv por duhet të shërbej si ndërgjegjsim i mazhorancës që integrimi nuk mund të arrihet kur vendi ka grindje. Për sa i përket mesazhit të Samitit të Berlinit, kryeministri e pati të vështirë të ishte një negociator, tek i cili shpresohej se do të lëhtësonte bashkëpunimin bilateral Kosovë-Serbi apo bashkëpunim të gjithë rajonit. Kjo për tre arsye kryesore: E para shkon me një grindje të brendshme në Shqipëri, ku opozita dhe mazhoranca luftojnë ashpërisht sipas axhendeve të tyre politike, dhe kalojnë jashtë dore axhendën e integrimit, të cilën 92% e shqiptarëve e dëshirojnë. E dyta, kryeministri i vendit tonë, u nxitua për tu bërë palë e debateve në Kosovë, qoftë në gjuhën diplomatike, qoftë edhe në gjuhën e ashpër që përdor shpesh herë. Fakti që ne jemi shteti amë, pavarsisht se jo shumë vonë, do të kemi dhe një shtet të dytë të shqiptarëve, që është Kosova, bazuar dhe në Kushtetutë, ne kemi detyrime që ta lehtësojmë mirëfunksionimin e shtetit në Kosovëm, dhe të mbështesimin Kosovën në rrugën e integrimin euroatlantik. E treta, duke qënë se Rama, shprehte problematiket që kishte vendi, mbajti anë në krahun e debatit për kufijtë e Kosovës me Serbinë, dhe duke qënë se nuk e kishte unifikuar qëndrimin në Shqipëri dhe Kosovë, atëhere fuqia e tij për të qënë një dorëzanës në qëndrimet e faktorit shqiptar në Ballkan ishte e dobët.
A duhet të mbajë Edi Rama përgjegjësi për hapjen e negociatave para qytetarëve?
Kur vjen puna te përgjegjësia, për politikanët, ata ndryshe nga të gjithë të tjerët kanë një matës. Një politikan matet me cilësinë dhe shpejtësinë e arritjes së sfidave që ka përballë vendit. Por ndryshe nga të gjithë të tjerët në lidershipin politik, ka një testim të përhershëm, një pjesë në zgjedhjet vendore, e një pjesë në ato parlamentare. Nuk ka penalizim më të madh sa mos të ndjehesh se nuk ke fuqinë për të qënë i dobishëm për vendin tënd.
Politikat e Ramës në ekonomi. A janë të majta apo të djathta, apo vertëtë ka ikur përtej. Akuzat për oligarkë duken qesharake të thëna nga opozita, por kur faktohen me shifra, bëhen të frikshme..
Dallimi midis politikave të majta dhe të djathta sa vjen e ngushtohet, pasi kur një qeveri vjen në pushtet, e gjen ciklin e financave në faza të ndryshme, dhe nuk mund të implenetojë një reformë të pastër, të majtë apo të djathtë. Ne nuk mund ta nxisim këtë debat. Ajo që është e rëndësishme, është se çdo qeveri matet me atë që bën, që nga maja e pushtetit e deri në dorëzimin e saj. Dhe matësit më të mirë janë rritjet e të ardhurave të disponueshme, a rritet më shpejt ekonomia,a  ka një punësim më të mirë, a është ulur pabarazia, apo është thelluar dhe mbi të gjitha qëndrueshmëria e financave publike. Të gjitha kto duhet të jetë pjesë e një skaneri tridimensional.
Faleminderit zoti Malaj.
Faleminderit ju!

%d bloggers like this: