Grabitja në Rinas, gjenden numrat e telefonit të dy grabitësve

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka gjetur numrat e telefonit që dy prej autorëve po përdornin në momentin e grabitjes në aeroportin e Rinasit në datën 9 prill.

Aparatet celularë dhe kartat SIM janë blerë në tregun e zi dhe rezultojnë të jenë regjistruar në emër të dy personave invalidë.  Prokurorët morën dëshmitë e dy personave dhe rezultoi se nuk kanë lidhje me grabitjen. Identifikimi i numrave u bë në bashkëpunim me kompanitë celulare. Ndërkohë që për prokurorët mbetet ende e paqartë mënyra se si janë përfituar kartat e identitetit të dy personave të tjerë.

Për grabitjen janë arrestuar gjashtë persona. Ata janë Fatjon Beqiraj, Alkon Bengasi, Renaldo Sula, Saimir Çela, Oltian Veseli dhe Ragip Hajdini.

%d bloggers like this: