Dekreti për rektorin e UT/ Vokshi:Të mbrohet me çdo kusht automia universitare

Pas vendimit të Presidentit Meta, për rektorin e Universitetin e Tiranës, Mynyr Koni ka reaguar edhe ish deputetja demokrate Albana Vokshi, e cila ka përshëndetur vendimin.

Ja çfarë shkruan ajo:

Pershendes vendimin e #Presidentit për të mos lejuar shkarkimin e paligjshëm nga qeveria të #Rektorit Mynyr Koni.

Vendimi i Presidentit është në mbrojtje të #autonomisë #universitare dhe #lirisë #akademike, që u cënuan rëndë nga nga akti i paligjshëm i Ministres së Arsimit.

Është shumë i drejtë dhe i saktë argumenti i Presidentit se Ministrja #Shahini nuk ka ushtruar kompetencat e saj në mënyrë objektive, shteruese, proporcionale dhe transparente.

Autonomia universitare duhet mbrojtur me çdo kusht për të mos e lënë edhe Arsimin e Lartë, edhe jetën akademike në duart e një #Kryeministri që kontrollon gjithçka tjetër: Gjykatat, prokurorinë, mediat dhe të ashtuquajturën shoqeri civile.

#PD është e përkushtuar ta garantojë autonominë universitare me një ligj të ri për arsimin e lartë, që do ta hartojmë së bashku me pedagogët e studentët.

%d bloggers like this: