Copëtimi i Kosovës, Rama-Thaçi -Soros/ Aktivistja Serbe: Lobimi nisi në Nish

Aktivistja serbe, Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Beograd rrëfen fakte tronditëse për atë që ka ndodhur larg kamerave, në tentativat Vuçiç-Thaçi-Rama-Soros për ndarjen e Kosovës, një plan i dështuar pas vetos në samitin e Berlinit.

Gjatë një interviste për të përditshëm serbe “Vreme” ajo tregon se si u hartua plani dhe kush e mbështeti në perëndim. Edhe pse iniciativa e ndarjes shpërtheu papritmas në sipërfaqe, ideja ishte “gatuar” për të paktën dy vjet, thotë Biserko.

Sipas saj Beogradi është, në fakt, gjatë gjithë kohës në kërkim të partnerëve në Tiranë dhe më në fund e gjeti atë te Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Këto negociata filluan dy vjet më parë kur Rama ishte në Nish, por pastaj u ideja u zbulua nga Uashingtoni  dhe Londra. Megjithatë, më vonë teza e ndarjes,  korrigjimit të kufijve ose demarkacionit- si do të quhet ka bërë bashkë një numër te madh njerëzish të shquar nga perëndimi.

Biserko thotë se ka qenë diplomati Volfgang Petriç,  Tony Blair i cili ofron shërbime këshillimore për qeverinë serbe gjithashtu,  ish Ambasadori amerikan në Beograd Kameron Munter, Alex Soros, Ivan Vejvoda, Jelena Milic dhe Ivan Krastev.

Instituti “EastËest” i Jelena Milić, doli me qëndrimin që duhet të tregojë fleksibilitet ndaj Kosovës, por Alex Soros i cili ka qenë në një mision ndërmjetës në mes Vuçiç, Thaçit dhe Ramës. Në këto bisedime u përfshi dhe Mogherini për shkak të ambicieve të saj personale. Ky aktivitet aktualisht është ndalur, gjë që nuk do të thotë se nuk do të aktivizohet përsëri.

Të gjithë këta emra kanë tërhequr vëmendjen për ndarjen. I gjithë ky plan tani nuk është më, ka mbetur  vetëm një shtrëngim duarsh mes Thaçit dhe Vuçiç, mes Vuçiç dhe Ramës, por megjithatë mori një jehonë të re ndërkombëtare.

Zyrtarisht ndërkohë nuk ka pasur asnjë mbështetje nga jashtë, nga asnjë qeveri në SHBA apo BE. Amerikanët sipas saj duan të mbyllin sa më shpejt të jetë e mundur këtë çështje në mënyrë që të përqendrohen në Kinë.

Megjithatë, asnjë zyrtar amerikan nuk tha se ishte për ndarjen e Kosovës. Është e qartë se pa Gjermaninë kjo çështje nuk mund të zgjidhet. Vuçiç haptazi pranon se kancelarja Angela Merkel nuk është për ndarje, por ai ende do të përpiqet për të marrë diçka – ne të gjithë e dimë se si ai shprehu publikisht.

Historia e ndarjes ka shqetësuar tërë rajonin, shumicën e shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë. Mendoj se kjo politikë është autistike dhe nuk është e aftë të projektohet përmes një situatë objektive në vend, rajon dhe më gjerë, deklaron në këtë intervistë aktivistja Sonja Biserko, sipas së cilës, këto janë pasoja të papërgjegjshmërisë dhe papjekurisë së këtyre elitave shkatërruese.  E vetmja zgjidhje sipas saj është :Serbia te njohe pavarësinë e Kosovës pasi çdo gjë tjetër është vetëm humbje kohe.

Përveç Sonja Biserkos janë dhe aktivistët e tjera, Sava Janjić dhe Rada Trajković,  tre nga figurat publike që kundërshtojnë idenë e copëtimit të Kosovës ndaj dhe cilësohen si armike të serbëve.

Lini Nje Koment