Betohet Pendarovski/ “Hapi i parë, t’i shtrijë dorën opozitës në emër të kombit”

Në fjalimin e parë pas betimit në Kuvend, Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, u zotua se në eëmr të unitetit kombëtar, do t’i shtrijë dorën opozitës. Ai gjithashtu foli për një rol të ri të kreut të shtetit kundër ndasive shoqërore dhe atyre me bazë etnike.
Në një seancë solemne në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u zyrtarizua presidenti i 5-të i Republikës, Stevo Pendarovski.
Ceremonia e inaugurimit të Pendarovskit bëri bashkë Presidentin deri sot në detyrë Georgi Ivanov, presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, të Bullgarisë Rumen Radev, Serbisë, Aleksandar Vucicdhe atë të Kosovës, Hashim Thaçi. Të pranishëm ishin edhe zyrtarë e personalitete të tjera nga vendi e rajoni, përfaqësues të trupit diplomatik në Shkup, ambasadori i BE-së atje, Samuel Zhbogar dhe përfaqësues të komuniteteve fetare.
Në fjalën e rastit që pasoi betimin në Kuvend, Kreu i ri i shtetit Pendaroski, përcolli mesazhin e pajtimit kombëtar.
“Do të jem president i të gjithë qytetarëve. Është koha që t’i shërojmë plagët e hapura prej të kaluarës tonë të afërt dhe realisht ta fillojmë pajtimin qytetar pasi nuk kemi një atdhe tjetër rezervë të cilin mund ta quajmë shtëpia jonë. Në këtë rrugë duhet të angazhohem shumë, duke mbajtur llogari për rejtingun tim politik”, theksoi Pendarovski.
Si i pari i vendit Pendarovski u zotua se do të luftojë kundër ndasive shoqërore, se do t’i mbrojë të drejtat e pakicës politike, se do t’iu kushtojë vëmendje të veçantë marrëdhënieve ndëretnike, dhe se se në mënyrë maksimale do të angazhohet për përfundimin e anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO.
Gjithashtu Pendarovski u betua për toleranca zero ndaj krimit dhe korrupsionit dhed se do të jetë mbështetës I të drejtave të qytetarëve dhe medieve.

Lini Nje Koment