Babë e bijë nga Kosova ngjiten në majën më të lartë në botë

Babë e bijë nga Kosova ngjiten në majën më të lartë në botë

Dy alpinistët e mirënjohur shqiptarë, Mrika Nikçi dhe babai i saj, Arianit Nikçi janë ngjitur në majën më të lartë në botë, në Everest. Babë e bijë arritën këtë sukses, sot më datë 27 maj në ora 06:10 (ora lokale e Nepalit). Kjo u bë e ditur përmes një postimi të Mrika Seven Summits, ku ndër tjerash thuhet se ata janë pjesëmarrës botëror në Ekspeditën Everest 2019 dhe Mrika është alpinistja më e re.

“Mrikë Malsorja si 17 vjeçare njëherit alpinistja më e re nga të gjithë pjesëmarrësit botëror në Ekspediten Everest 2019, dhe si shqiptarja më e re, së bashku me babain Arianit Nikçi, sot me daten 27 Maj në ora 6:10 ( ora lokale e Nepalit) të mëngjesit realizuan me sukses ngjitjen në majen më të lartë në botë Mt. Everest 8848 led.”, thuhet në njoftim.

Arianiti dhe Mrika në dhjetor të vitit 2018 arritën të ngjiten në majën më të lartë në Mount Vinson. Saktësisht, me datë 16 dhjetor arritën në majën më të lartë në Mount Vinson dhe me datën 17 dhjetor pas ecjeve të gjata arritën në kampin bazë. Ata mbetën të bllokuar për disa ditë në një tendë të Antarktikut.

Lini Nje Koment