Arrestohet pjesëtari i grupit kriminal…

Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Renean, FNSH  e forcat Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë arrestuar një pjesëtar të një grupi kriminal.

Ky shtetas është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje , pasi në shtator  të vitit 2018, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia,  në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Operacioni është kryer në zonën e Komunës së Parisit dhe në prangat e policisë është vënë shtetasi Barush Bregu , 33 vjeç, lindur në Shkodër.

 

 

 

%d bloggers like this: