30 të helmuar në Bulqizë, ja çfarë thonë mjekët…

30 persona janë helmuar sot, dhe kanë përfunduar ne spitalin e Bulqizës. Mjekët e spitalit bëjne me dije, se helmimi ka ardhur si pasojë e ujit të pijshëm

Mjeku Shahin Kaja, i cili ishte mjek roje gjatë të shtunës thotë se rreth 16 nga të sëmurët vinin nga “Qyteti i Vjetër”, ndërsa 4 nga pjesa tjetër e qytetit. Ai tha se nisur nga shpërndarja gjeografike e personave me simtoma helmimi, dyshimet kryesore binin mbi ujin e pishëm

Nisur nga ky fakt dhe duke qenë se nuk ka pasur ndonjë dasëm apo ndonjë festë, dyshojmë që helmimi mund të vijë nga uji i pijshëm”, tha Kaja.

“Dhimbje barku, të vjella, si unë më pas goca dhe nusja. Kur shkuam në spital gjetëm edhe shumë të tjerë që po merrnin mjekim me po të njëjtat shqetësime si ne, madje edhe një i afërm i joni. Mendoj se kjo ka ardhur nga uji i pijshëm.”, ka thënë një prej qytetarëve.

%d bloggers like this: