Zgjedhjet Presidenciale/ Maqedoni e Veriut, opozita protestë ndaj Pendarovskit

Zgjedhjet Presidenciale/ Maqedoni e Veriut, opozita protestë ndaj Pendarovskit

Maqedonia e Veriut po mban zgjedhjet për kreun e ri të shetit, në një garë me rezultat thuajse të parashikueshëm, siç thonë sondazhet paraprake. Sipas tyre shanset më të mëdha i ka kandidati Stevo Pendarovski, i partisë së kryeministrit i mbështetur edhe nga BDI.

Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohen zgjedhjet presidenciale, ku garojnë mes tyre tre kandidatët Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski.

Ky i fundit është kandidat i përbashkëti i partisë  LSDM të kryeministrit Zaev, por që mbështetet edhe nga BDI-së e Ali Ahmetit dhe partia “Alternativa”.

Ndërsa opozita e ish-kryeministrit Gruevski, përfaqësohet në këto zgjedhje me Profesoreshën universitare Gordana Siljanovska, e cila njihet për qëndrimet e saj radikale antishqiptare.

Kandidati i tretë në garë është shqiptari Blerim Reka. Ai mbështetet nga partitë opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informoi se në ditën e parë të procesit kishin votuar të burgosurit, personat me aftësi të kufizuar pet diplomatike që punojnë jashtë, etj.

Procesi po shoqërohet me incidente të shkëputura, të inicuara nga opozita. Në Strugë që në mëngjes u shfaqëm parulla me mbishkrimet BOJKOTO-VERIUN.

Autoritet njoftuan edhe për raste të tjëra të ngjashme ku partitë opozitare kanë protestuar në forma të ndryshme kundër marrëveshjes për emrin e ri e për rrjedhojë kundër kandidatit të mbështetit nga partia në pushetet.

Sipas Kushtetutës, nëse në raundin e parë askush nuk e merr shumicën e nevojshme, në të dytin shkojnë dy kandidatët që kanë fituar më shumë vota në pjesën e parë të procesit e që mbahet dy javë me pas.

Sipas komisionit shtetor të zgjedhjeve procesi po monitorohet nga më shumë se 3 mijë vëzhgues, vendas e të huaj.

Lini Nje Koment