Zgjedhjet Izrael/ Netanjahu kërkon mandat të pestë në sfidën përballë ish shefit ushtarak

Izraeli ka votuar sot në zgjedhjet e përgjithshme ku kryeministri në detyrë Benjamin Netanjahu lider i partisë së krahut të djathtë Likud synon marrjen e një mandati të pestë, pavarësisht akuzave të shumta për korrupsion dhe sfidës së fortë që i ka shpallur ish shefi ushtarak drejtues i Aleancës Blu dhe Bardhë Benny Gantz. Zoti Gantz po sfidon Netanjahun në çështjet kyçe të sigurisë pas zotimit të tij për ushtrimin e një politike të pastër nëse arrin të marrë shumicën. Ndërsa Partia Laburiste e cila në vitet 90’ vulosi marrëveshjen paqësore me palestinezët ka kohë që ka humbur ndjeshëm mbështetjen e saj.

Deri më tani asnjëherë asnjë parti nuk ka arritur të fitojë shumicën në parlamentin 120 vendësh të Izraelit duke bërë që vendi të drejtohet nga një qeveri koalicioni. Edhe pse sondazhet përfundimtare parazgjedhore nxorën favorit Netanjahun tentativat për krijimin e koalicionit qeverisës pritet të nisin pas rezultateve. Këto zgjedhje falë edhe ndërmjetësimit të Netanjahut në shkurt favorizojnë si asnjëherë tjetër partitë e ekstremit të djathtë të cilat vazhdimisht janë kritikuar si raciste për të hyrë në parlament.

Pavarësisht kritikave dhe akuzave të shumta veçanërisht pas shpërthimit të konfliktit me militantët palestinezë në Rripin e Gazës Netanjahu ka vijuar apelin e tij për mbështetje dhe pjesëmarrje në votime duke mohuar forcërisht akuzat për korrupsion të cilat për të nuk janë asgjë më shumë se një gjueti shtrigash që synojnë të ndikojnë në zgjedhje. Ndërsa 59 vjeçari Benny Gantz përveçse një ish shef ushtarak mbetet një i panjohur për politikën. Zoti Gantz përveç çështjeve të sigurisë mbështet gjithashtu edhe platformën e ndarjes nga palestinezët por pa një plan të qartë se si. Ai po ashtu pranon Jeruzalemin  si kryeqytet të bashkuar të Izraelit pavarësisht pretendimeve të palestinezëve.

%d bloggers like this: