Tradhtohet WikiLeaks/ Pas përgjimeve dhe shantazhit burgoset themeluesi Julian Assange

Arrestohet themeluesi i WikiLeaks Julian Assange i cili qëndronte prej shtatë vitesh në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Assange u strehua në Ambasadë shtatë vite më parë pas akuzave për sulm seksual në mënyrë që të shmangte ekstradimin në Suedi. Sipas policisë shkak i arrestimit është bërë mos dorëzimi në gjykatë. Ndërsa WikiLeaks përmes twitterit e cilësoi ndalimin e Assange përpara përfundimit të azilit të tij politik tërësisht të paligjshëm nga ana e Ekuadorit dhe në kundërshtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Por presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno deklaron të kundërtën sipas tij kjo është tërësisht e ligjshme pas shkeljeve të përsëritura të konventave ndërkombëtare. Pas tërheqjes së të drejtës për azil nga presidenti ekuadorian Julian Assange do të mbahet në paraburgim në Londër deri sa të dalë përpara Gjykatës së Magjistraturës së Westminster. Sipas Ministrit të Jashtëm të Britanisë Sir Alan Duncan ndalimi i themeluesit të WikiLeaks ka pasuar një dialog të gjerë midis dy vendeve.

Arrestimi i Julian Assange vjen një ditë pasi Wikileaks njoftoi se kishte zbuluar një operacion të gjerë spiunimi kundër themeluesit të saj në ambasadën e Ekuadorit, i cili përfshinte video dhe audio brenda anbadas mes të cilave pamje të një ekzaminimi mjekësor të Assange takime dhe dokumente ligjore. Pretendimet e së mërkurës rrënjosen një luftë fjalësh midis autoriteteve ekuadoriane dhe WikiLeaks e cila i mëshon faktit se ambasada e ka bërë këtë me qëllim ekstradimin e 47 vjeçarit në Shtete e Bashkuara për tu marrë në pyetje mbi aktivitetet e Wikileaks. Por Qeveria e Ekuadorit i cilëson akuzat i gënjeshtra dhe përpjekje për të dëmtuar dinjitetin e vendit. WikiLeaks është një organizatë mediatike, pa qëllime fitimprurëse që ka publikuar disa herë dokumente të fshehta me rëndësi ndërkombëtare.

%d bloggers like this: