Totalitarizmi është këtu!

Nga Indrit Vokshi

Në kampet e internimit në Bashkimin Sovjetik u ndoq politika ku një i interrnuar emërohej drejtues i kampit që të sundonte mbi bashkëvuajtësit e tij.

Ai pranonte t’i sundonte bashkëvuajtësit sepse në kushtet e mungesës së bukës, ilaçeve, kushteve të fjetjes etj. kur emërohej drejtues i kampit ai ishte më i pëlqyer nga diktatura dhe i jepej bukë më shumë, kushte më të mira fjetjeje e jetesë më e mirë.

Totalitarizmi ka qenë katastrofa e shekullit të njëzet. Shumë popuj përfshi edhe shqiptarët kanë pësuar vuajtje nga ky sistem shtypjeje ku sundimtarët me perversitet të niveleve të larta i kanë egërsuar dhe kundërvënë njerëzit kundër njeri-tjetrit me qëllim për t’i mbajtur në pranga.

Totalitarizmi e shkatërron ekonominë, mbjell pasiguri për të nesërmen dhe mbyll mundësinë e njeriut për të jetuar i lirë dhe sa më i pavarur nga shteti me qëllim që disa njerëz të ndihen me fat nëse shteti totalitar i përzgjedh si shërbëtorë.

Kjo po ndodh në Shqipëri ku pasojat e totalitarizmit socialist të 1945-1990 nuk janë kuruar, përkundrazi me ardhjen e Rilindjes Socialiste kjo sëmundje e quajtur totalitarizëm po ushqehet dhe po forcohet me qëllim që grupimi sundues ta fortifikojë sundimin e vet mbi shqiptarët.

Shqiptarët duhet të triumfojnë, jo aq mbi emrat e përveçëm si Edi Rama të cilët përfaqësojnë totalitarizmin por mbi totalitarizmin si mendësi, kushdo që ta përfaqësojë atë në mënyrë që askush në të ardhmen të mos mundet të tentojë e të sundojë përmes këtij mekanizmi.

 

Lini Nje Koment