Thyhet protokolli, krerët e shtetit të gjithë jashtë vendit

Thyhet protokolli, krerët e shtetit të gjithë jashtë vendit

Për Shqipërinë sot mund të themi se ka mbetur “jetime”, pasi kjo e hënë i gjeti të gjithë Krerët e Shtetit në vizita zyrtare jashtë vendit.

E hëna e 15 prillit i gjeti të krerët e shtetit shqiptarë jashtë kufijve të vendit duke thyer kështu protokollin i cili parashikon që të paktën një nga të tre presidenti, kryeministri ose kreu i kuvendit duhet të jenë vend.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i ftuar në kolegjin e mbrojtjes së NATO-s në Romë, me rastin e 10 vjetorit te futjes së Shqipërisë në Aleancën euroatlantike. Shefi i qeverisë Edi Rama ndodhet jashtë vendit, pasi po zhvillon disa takime të nivelit të lartë në Katar, një vizitë që e shtyu pasi ishte e parashikuar të zhvillohej të shtunën kur opozita protestoi poshtë zyrës së tij. Ndërkohë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ndodhet në një vizitë zyrtare në kryeqytetin italian.

Kjo nuk është hera e parë që thyhet protokolli në këtë mënyrë nga krerët e shtetit.

Lini Nje Koment