Të rinjtë para selisë së BE: Vërini vizën Edi Ramës, mos i vini vizën shqiptarëve!

Të rinjtë para selisë së BE: Vërini vizën Edi Ramës, mos i vini vizën shqiptarëve!

Pas diskutimeve dhe vendimit të Parlamentit të Holandës të rinjtë në Shqipëri kanë protestuar para selisë së Bashkimit Evropian në Tiranë.

“Vërini vizën Edi Ramës, mos i vini vizën shqiptarëve”, ishte mesazhi i shkruar në një pankartë për të përcjellë më së miri revoltën e tyre.

Ata kanë zgjedhur të përçojnë mesazhin kuptimplotë për BE që Shqipëria dhe të rinjtë e duan Integrimin Evropian ndaj kërkojnë që BE t’i heqë vizën Edi Ramës, por jo shqiptarëve të pafajshëm. Ata kanë marrë shkasë nga vendimi i një dite më parë i parlamentit të Holandës që votoi pro që Shqipërisë t’i rikthehen vizat.

Lini Nje Koment