Sulmi Sri Lanka/ Rritet bilanci në 290 viktima, arrestohen 24 persona

Rëndohet më tej bilanci i viktimave në Sri Lanka duke kapur shifrën e 290 personave ndërsa mbi 500 të tjerë mbetën të plagosur pas disa shpërthimeve që goditën kisha dhe hotele të dielën e Pashkëve. Zyrtarë të policisë bënë të ditur se kanë arrestuar 24 persona por ende nuk kanë mundur të mësojnë se kush fshihet pak këtij sulmi I cilësuar me I rëndi që pas përfundimit të luftës civile në 2009. Teksa hetimet vijojnë autoritetet thjesht besojnë se autorët I përkasin një grupi “ekstremist islamik”. Pas ngjarjes tragjike kryeministri I vendit Ranil Ëickremesinghe deklaroi se shërbimet e sigurisë kanë pasur informacione për sulme të mundshme por nuk ju kanë dhënë rëndësinë e duhur. Autoritetet gjithashtu bënë të ditur se në mesin e viktimave janë edhe të huaj nga Britania, Holanda, Danimarka, Portugalia, Japonia, Kina dhe Turqia si edhe tre oficerë policie. Pas ngjarjes së tmerrshme kanë reaguar liderë nga e gjithë bota të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për kombin e Sri Lankes. Madje disa monumente të njohura si Kulla Eifel fikën dritat në shenjë solidariteti me zinë e Sri Lankës. Ndërsa Papa Francesku në fjalimin tradicional Urbi et Orbi në Vatikan, i dënoi sulmet si “dhunë mizore” qëndaj të krishterëve që po festonin Pashkët. Ndërsa sekretari I Përgjithshëm i OKB-së António Guterres tha se ishte “i zemëruar” nga sulmet dhe shprehu besimin se autorët e këtij krimi do të vendosen shpejt para drejtësisë. Vitet e fundit që nga përfundimi i luftës civile të Sri Lankës në 2009, ka pasur një dhunë sporadike, me anëtarët e shumicës së komunitetit budist Sinhala që sulmuan xhamitë dhe pronat në pronësi të muslimanëve. Në mars të 2018 kjo çoi në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sipas zyrtarëve kjo luftë civile u ka marrë jetën mbi 80 mijë njerëzve

%d bloggers like this: