Skandal/ pezullohet seanca stërvitore e Vllaznisë

Skandal/ pezullohet seanca stërvitore e Vllaznisë

Shkak presionet në adresë të teknikut Agim Canaj, drejtorin teknik Engin Firat dhe administratorit Suad Lici, për përfshirje të lojtarëve në formacion dhe në grumbullim me ekipin e parë. Burimet pranë lojtarëve të Vllaznisë bëjnë me dije se presione të tilla kanë qenë prezentë që në kohën e trajnerit Lika i cili u largua drejt SHBA por këto presione nuk janë ndalur as me ardhjen e teknikut Canaj duke vijuar në të njëjtën formë që në ditën e dytë të punës së tij. Drejtuesit e Vllaznisë, Lici, Firat dhe tekniku Canaj nuk kanë pranuar të flasin në lidhje me këtë çështje. Ende nuk ka një reagim zyrtare të klubit, por burimet bëjnë me dije se situata është tejet e rëndë dhe presionet janë të vazhdueshme ndaj stafit teknik të kuqëbluve.

Lini Nje Koment