SKANDAL/ 17-vjeçari në koma, e aksidentoi Mira Kazhani, policia nuk njoftoi familjen

SKANDAL/ 17-vjeçari në koma, e aksidentoi Mira Kazhani, policia nuk njoftoi familjen

Ngjarjet e rënda duket se në media tjetërsohen dhe paanshmëria e lajmit, apo saktësia e tij ka mbetur vetëm në kodin e etikës. Aksidenti që shkaktoi Mira Kazhani në autostradën Tiranë-Durrës i cili në medien e saj u pasqyrua nën titullin “Aksident në autostradën Tiranë – Durrës. Qytetari godet me kokë makinën e gazetares Mira Kazhanit” e tregon më së mirë këtë realitet.

SKANDAL/ 17-vjeçari në koma, e aksidentoi Mira Kazhani, policia nuk njoftoi familjen

 

Por, sot, pas 9 ditësh nga dita që ka ndodhur ky aksident, 17-vjeçari Nertil Pëllumbi ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk dihet ende nëse do të jetojë apo jo. Por skandali qëndron në faktin se askush nuk ka lajmëruar familjarët e të riut që u përfshi në aksident. Ata kanë denoncuar djalin e tyre si të zhdukur të premten e 12 prillit dhe nuk dinë që ai po lufton me jetën në reanimacion.

Ditën e shtunë, familjarët arritën të gjenin se ku ndodhet djali i tyre pasi komunikuan me një person të njohur në Spitalin e Traumës.

Familjarët kanë kërkuar nëpër komisariate djalin e tyre dhe askush nuk ju ka dhënë asnjë informacion. Skandali u publikua nga ish kryeministri vendit Sali Berisha, i cili publikon në profilin e tij zyrtar edhe mesazhet që i kanë dërguar familjarët duke i treguar të gjithë ngjarjen.

Këto dëshmojnë se policia e shtetit u përpoq të fshihte ngjarjen e rëndë për të mbrojtur gazetaren e cila, sipas familjarëve dhe dëshmive ishte në gjendje të dehur.

 

SKANDAL/ 17-vjeçari në koma, e aksidentoi Mira Kazhani, policia nuk njoftoi familjen

Komenti i plotë i ish kryeministrit Sali Berisha:

Miq, edhe pas 9 ditësh lufton me vdekjen në gjendje tejet të rëndë, kome në reanimacion Nertil Pëllumbi, 17 vjeçari që shtypi me rrota të para të makinës në autostradë gazetarja e narkoqeverisë Mira Kazhani.

Për të fshehur në mënyrë të shëmtuar e kriminale aksidentin, asnjëri për një javë nuk njoftoi familjarët për fatin e djalit të tyre.

Familjarët gjatë javës që shkoi kërkuan të dinin për fatin e djalit të tyre dhe pyetën në komisariatin e narkopolicisë numër 3 dhe numër 6 dhe në drejtorinë e narkopolicisë por nuk morën asnjë informacion për të riun, fëmijën e tyre që luftonte me vdekjen në reanimacionin e spitalit të traumës.

Të premten që kaloi ata bënë denoncimin në narkopolici për djalin e tyre si të humbur.

Vetëm ditën e shtunë duke pyetur me të njohur në Spitalin e Traumës ata arritën të gjejnë njeriun e tyre në gjendje tejet të rëndë.

Familjarët akuzojnë Mira Kazhanin se ajo aksidentoi me rrota të para dhe në gjendje të dehur djalin e tyre.

Deri ditën e shtunë në reanimacionin e Spitalit nuk ka pyetur për gjendjen e 17-vjeçarit në komë asnjë person nga policia, gazetar apo njeri tjetër.

Miq, këtu më poshtë në mesazhet e dhimbshme të familjarit të 17-vjeçarit Nertil Pëllumbi, zinxhirin e qëndrimeve kriminale ndaj këtij aksidenti nga narko policia, vet autorja e aksidentit, rrethi i saj etj. sb

Pershendetje zoti berisha, une jam familjar te djalit te aksidentuar policia u mudua ta feshe njegjarjen ne autostrad te gazetares mira kazani po fal miqve te mi muda ta zbuloj ku nedidhe djali eshte 17 vejecar

Ku nedodhet djali xhaxhajt tim shekova ne polici askush nuk na teregonte per te dhe sot akom nuk ka ardhur kush te iteresinet per te mira kazani ka qen ne durres per derk dhe ka qen tap ne alkol.

Nertil pellumbi quet djali qe u mebajt i feshet Nedodhet ne spital ne gjendje te rende une te peremt shekova te komisarjati numr 3 pyta dhe me than nuk dim gje mora ne tel 112dhe i pyta shekova vet ne drejtori bashk me babain e nertilit se te jemen nuk e ka dhe pytm as aty nuk dinen gje ne komisarjati 2dhe 6 ase ketu nuk dinin gje pastaj bem denocim per te humbur ne komisarjatin numer tre dhe te shunen e gjetm ne permjet miqve ton qe punojn ne spitalin ushtarak

Pyi babaj netilit dhe ata i than qe duro pak sa te felasim me mejekun e remulacjinit qe te japim pergjigje dhe i than ajde shikoje esht nje i pa idedifikuar shikoje mis esh ai

She keshtu e e gjetm ne permjet miqve ton as kush nuk ka ardhur akoma te iteresijet per gjendjen e tij as policia as njedo nje gazetar po qe esht ne dieni per kete negjarje e di i gjith shteti dhe jan te meezitur shum se i esht prishur mira kazanit makin dhe nuk ka me ca i shtyp tani perotestusit

Lini Nje Koment