Shqiptarët më të keqpaguarit/ Spaho: Pasojë e trekëndëshit ekonomi-politikë-krim

Shqiptarët mbeten më të diskriminuarit jo vetëm krahasuar me vendet e BE-së por edhe me fqinjët e tyre në rajon, sa i përket nivelit të pagës minimale dhe asaj mesatare. Në mbështetje të raportit të Eurostat, INSTAT publikoi treguesit, sipas të cilëve rroga mujore mesatare në vendin tonë është më e ulët se në cdo vend tjetër në rajon, madje edhe se Kosova. Eksperti i ekonomisë Mateo Spaho rendit arësyet e këtij pozicionimi të vendit tonë.

Shqipëria ka jo vetëm pagën minimale më të ultën në Europë, sic raportoi pak ditë më parë EUROSTAT, por edhe atë mesatare, sipas institutit shqiptar të Statistikave. Paga mujore prej 211 euro në Shqipëri, jo vetëm që është më e ulta në gjithë kontinentin, por kjo shumë përbën edhe vlerën më të ulët të saj, nëse do të bënim krahasim të çmimeve në treg, pasi me të njëjtën pagë, në dy shtete të dryshme, përfiton mallra dhe shërbime në sasi të ndryshme. Një punonjës në Shqipëri, pavarësisht sektorit, trajtohet me pagën më të ulët të gjithë rajonin, ndërkohë që Ballkani i ka mesatarisht 30-40%  më të ulta se mesatarja e BE-së. Paga mesatare në Shqipëri prej rreth 400 eruro, në një kohë kur vendi fqinj, Mali i Zi e ka këtë tregues 765 euro, Serbia 644 euro, Maqedoni 591 dhe Kosova 528 euro.

Eksperti i ekonomisë Mateo Spaho i pyetur në studion e Shijak Tv e shpjegon kështu këtë pozicionim negativ të vendit tonë në renditjen rajonale dhe europiane.

Spaho krahason Shqipërinë me vendet e tjera të ish-bllokut të lindjes, të cilat në 90-ën kishin të njëjtin standard ekonomie. Spaho sheh si mënyrën e vetme të daljes nga kjo gjendje, zhbërjen e trekëndëshit ekonomi-politikë-krim.

%d bloggers like this: