Sanksione të ashpra/ SHBA kërcënon Turqinë: Ose avionët tonë ose sanksione

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë Turqinë se rrezikon të përballet me sanksione të ashpra nëse vijon planet e saj për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore S-400 të Rusisë. Udhëheqësit e dy Komiteteve të Senatit amerikan, atij për Marrëdhëniet me Jashtë dhe tjetrit për  Shërbime të Armatosura i bëjnë thirrje Ankarasë që deri në fund të vitit ose të ketë në tokën e saj aeroplanë luftarakë amerikan të avancuar F-35 ose një sistem mbrojtës raketor sipërfaqsor të Rusisë S-400.Pasi sipas senatorëve republikanë dhe demokratë Turqia nuk do t’i ketë të dyja. “Ekonomia Turke do të goditet nga sanksionet me pasoja vështirësimin e tregjeve ndërkombëtare, ndikimin në investimet e huaja direkte dhe dëmtimin e industrisë së aviacionit dhe mbrojtjes” bënë të ditur zyrtarët amerikanë. Por pavarësisht paralajmërimeve presidenti Turk Recep Tayyip Erdogan, është treguar i prerë se do vijojë të blej sistemin raketor rus. Mirëpo, senatorët amerikanë, më 28 mars, prezantuan një projekt-ligj dypartiak,me anë të cilit ndalojnë transferimin  e aeroplanëve F-35 në Turqi derisa qeveria e SHBA të vërtetojë se Ankaraja nuk do të marrë dorëzimin e sistemit rus S-400. Ndërsa nënpresidenti amerikan Mike Pence kërcënoi se me këtë veprim Turqia vendi me ushtrinë e dytë më të madhe në NATO rrezikon anëtarësimin në Aleancën Veriatlantike nëse blen sistemin Rus.

%d bloggers like this: