Rikthimi i vizave/ Bytyçi: Turpi më i madh për qeverinë!

Vendimi i marrë nga parlamenti Hollandez për të kërkuar nga Komisioni europian pezullimin e rregjimit të lëvizjes së lirë për qytetarët shqiptarë, është konsideruar si “këmbanë alarmi” për imazhin e vendit dhe hapjen e negociatave. Studiuesi i njohur, Enver Bytyçi shprehet ky veprim është i paprecedentë ndërsa thekson se faktorët kryesor që kanë detyruar Parlamentin Hollandez t’i rekomandojë Bashkimit Evropian një rezolutë të tillë, kanë lidhje me keqqeverisjen në Shqipëri.

Deklaratën e Ministrisë së jashtme të martën, ku theksohej se kërkesa e Hollandës “nuk përmbush asnjë prej kritereve të parashikuara nga legjislacioni i Bashkimit Europian, Bytyçi e cilësoi skandaloze, duke argumentuar se pranimi i së vertësës nga ana e qeverisë do të reflektonte në qëndrtimin e Evropës përkundrejt Shqipërisë.

Enver Bytyçi, shprehet se pasojat e vendimit për rikthimin e vizave lidhet drejtëpërdrejtë me imazhin vendit, duke ndaluar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Nëse një Parlament i një vendi, Bashkimit Evropian, kërkon me çdo kusht kthimin e vizave për shqiptarët, do të thotë se hapa të tjerë drejt integrimit as nuk mund të realizohen. Mungesa e Gjykatës kushtetuese, mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë, raportet që pasqyrojnë aktivitetin e bandave dhe krimit në vend, kanë lënë një impakt negativ të Shqipërisë në vendet e Bashkimit Evropioan shprehet Bytyçi.

Lini Nje Koment