Rezultati Izrael/ Benjamin Netanjahu votëbesohet si kryeministër për të pestin mandat

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu arriti që pas zgjedhjeve të përgjithshme të sigurojë një mandat të pestë qeverisës. Pavarësisht akuzave të shumta për korrupsion dhe garës së ngushtë me ish shefin ushtarak Benny Gantz, Netanjahu arriti të sigurojë shumicën në parlament duke u bërë kështu blloku më i madh me 65 vende nga 120 në total. “Do të jetë një qeveri e krahut të djathtë, por unë do të jem kryeministër për të gjithë. Unë jam shumë i prekur që populli i Izraelit më dha votën e besimit për herë të pestë. Unë kam ndërmend të jem kryeministër i të gjithë qytetarëve të Izraelit” deklaroi Netanjahu pas rezultatit. Partia Likud e kryeministrit Netanjahu pavarësisht se arriti të sigurojë shumicën në parlament ajo me patjetër duhet të formojë koalicion me partitë e djathta nacionaliste dhe fetare në mënyrë që të qeverisë. Përpara votimit Netanjahu vuri theksin tek politikat e sigurisë dhe tek aneksimi i vendbanimeve në Bregun Peëndimor, vendbanime që sipas ligjit ndërkombëtar konsiderohen të paligjshme.

Ndërsa akuzat për korrupsion me të cilat 69 vjeçari u shigjetua gjatë fushatës elektorale i ka mohuar vazhdimisht duke i cilësuar asgjë më shumë se një gjueti shtrigash. Nga ana tjetër 59 vjeçari Benny Gantz ish shef ushtarak në moshën e pensionit kryetar i partisë Bardhë e Blu ka shpresuar për fitore deri në numërimin e pjesës më të madhe të votave por teksa ato numëroheshin bëhej gjithnjë e më e qartë humbja e tij dhe fitorja e Netanjahut. Megjithatë nisur edhe nga rezultati i zgjedhjeve Benjamin Netanjahu mund të vlerësohet si kryeministri më i zgjuar në fund të këtij viti duke tejkaluar edhe David Ben-Gurion, themeluesin e Izraelit.

%d bloggers like this: