Radikalizohet aksioni opozitar/ Rexhmati: Do pengojmë zgjedhjet fasadë

Në përfundim të takimit midis liderit demokrat Lulzim Basha dhe përfaqësuesëve demokrat në gjithë vendin ,kryetari i PD në Kukës, Arif Rexhmati  u shpreh për Shijak TV mbi atë çka u diskutua.Ai u shpreh se aksioni opozitar do të radikalizohet deri në largimin e Edi Ramës nga drejtimi i vendit.PD nuk do të bëhët pjesë e krimit elektoral në Shqipëri deklaroi Rexhmati,ndaj është e vendosur për të penguar zgjedhjet fasadë.

“Ne do të bashkojmë jo vetëm mbështetësit politik,por gjithë qytetarët Shqiptar për të rikthyer demokracinë në vend.Kjo do të thotë se jo vetëm Partia Demokratike ,por gjithë Shqiptarët do jenë bashkë në mbështetje të votës së lire duke radikalizuar aksionin politik për një qëllim të vetëm,për sigurimin e votës së lirë,ashtu sic brohorasin sheshet ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’’

Kryetari i PD Kukës shprehu bindjen se Shqiptarët kanë kuptuar sesi tjetërsohet vota e tyre ndaj janë bërë bashkë në revolatat kundër qeverisë aktuale.Për zgjedhjet lokale të  30 qershorit opozita e bashkuar ka vendosur si kusht të panegociueshëm  mbajtjen e tyre të lira e të ndershme.Aksioni politik i opozitës përfshin protesta sa herë që do të mbahet seanca plenare si dhe kryengritje në rang kombëtar.

Protesta e radhës do të mbahet në 11 maj ku janë thirrur qytetar nga gjithë vendi dhe pritet që pjesmarrja do të jetë masive.Vala e protestave të thirrura nga opozita mbahen prej më shumë se dy muajsh,ndërsa është deklaruar kjo rrugë nuk ka kthim pas pa larguar Edi Ramën nga drejtimi i shtetit.Rikthimi i demokracisë së munguar  tek qytetarët mbetet misioni kryesor i PD si dhe gjithë opozitës së bashkuar

%d bloggers like this: