Psikiatri shqiptar vlerësohet nga Mbretëresha e Suedisë

Vasil Pema është psikiatri shqiptari i cili nderoi Shqipërinë pasi përfundoi masterin për “Trajtimin e Demencës”. Ky është një kurs të cilin në të gjithë botën e kanë përfunduar vetëm 27 mjekë ku shumica e tyre punojnë në Suedi.

Ky është një master mjaft i rëndësishëm, pasi mbështetet nga vetë Mbretëresha e Suedisë përmes fondacionit “SilviaHemmet” si edhe nga “Karolinska Institutet” në Stokholm.

Kësisoj, në ceremoninë e diplomimit, ka qenë vetë mbretëresha Silvia, e cila i ka dorëzuar diplomën mjekut shqiptar si edhe mjekëve të tjerë që kanë përfunduar me sukses këtë kurs.

Për shqiptarin Vasil Pema, ky master është pjesë e specializimit si Mjek Psikiatër, specializim ky i dytë për të, pasi më herët ka përfunduar me sukses edhe specializimin si Mjek Familjeje.

Lini Nje Koment