Pse bëhen terroristë të pasurit?

Sulmuesit e arsimuar dhe të pasur të Sri Lankës që u morën jetën 359 personave të dielën e Pashkëve  kanë nxitur një diskutim të gjerë se pse njerëz të tillë bëhen terroristë dhe jetojnë për të vrarë veten dhe kaq shumë njerëz të pafajshëm?!  Natyrisht, që nuk ka përgjigje të thjeshtë për këtë por në rastin e militantëve sunitë, ky vendim ka të ngjarë të mundësohet nga përqafimi i tyre ndaj ideologjisë së dhunshme xhihadiste, e cila shpesh është sektare në natyrë dhe inkurajon vrasjen e “jobesimtarëve”.

Jo rrallë herë kjo është e kombinuar me besimin se myslimanët sunitë janë nën sulm dhe hakmarrja duhet marrë. Por në fakt ekspertët e terrorizmit e dinë se kjo shpesh është një përpjekje borgjeze. Por në kontrast me këtë, grupet e vërteta terroriste kanë anëtarë, vullnetarë që besojnë ideologjinë dhe që nuk marrin page madje disa nga terroristët më të famshëm të kohëve moderne, janë dhe disa nga njerëzit më të privilegjuar në planet. Për shembull Osma Bin Laden i cili ishte i biri i një manjati ndërtimesh.

Ndërsa  pasuesi i tij, si lideri i al Qaeda, Ayman al Zaëahiri, ishte një kirurg i një familjeje  të rëndësishme egjiptiane. Përfshirë edhe plor raste të tjera të personave të ngjashëm që u kthyen në terroristë. Fakti që grupet kryengritëse shpesh rekrutohen nga radhët e të varfërve të papunë sugjeron një reagim efektiv të politikave, si garantimi i vendeve të punës për të rinjtë e papunë në vende të tilla si Afganistani. Por kjo praktikë nuk funksionon për klasat e mesme, të cilët motivohen nga ideologjia. Për ata terroristë, përgjigjen më të mirë ndoshta do ta jepnin klerikët islamikë, duke i larguar ata nga grupet xhihadiste duke i shpjeguar se vrasja e të pafajshmëve nuk do të krijojë utopinë islamike të cilën ata dëshirojnë.

 

%d bloggers like this: