Presidencialet në Maqedoni/ Pendarovski apel për pjesëmarrje masive në votime

Presidencialet në Maqedoni/ Pendarovski apel për pjesëmarrje masive në votime

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut po mbahet sot raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në garën për president janë kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, Blerim Reka, kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit, Stevo Pendarovski dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska-Davkova.

Deri tani raportohet pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, ndërsa në të gjithë vendin janë hapur 3,480 qendra votimi të cilat zyrtarisht mbyllen në orën 19:00. Të shtunën u votua jashtë vendit në 32 vendvotime.

Kandidati favorit në këtë garë është Stevo Pendarovski i cili pasi votoi tha se shpresonte në zgjedhje të qeta, ashtu siç i ka hije një shteti demokratik. Pendarovski u shpreh gjithashtu për një pjesëmarrje masive, me argumentin se qytetarët e dinë që bëhet fjalë për një koncept përmes të cilit duhet të vazhdojë të zhvillohet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Lini Nje Koment