Përfundon mbledhja/ Zbardhen vendimet për axhendën e protestave

Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë përcaktuar axhendën e aksionit opozitar si dhe datën kur do mbahet protesta e 4-te kombëtare e organizuar nga opozita. Protesta kombetare do të mbahet ne 11 maj në orën 18:30.

Gjithashtu, në mbledhjen me kryetarët e degëve të PD-së u diskutua për protesta lokale çdo dite të enjte.

Partia Demokratike vendos bojkot total në zgjedhjet lokale ndërsa Lulzim Basha ka deklaruar se do te parandalojne krimin elektoral qe po pergatitet me te gjitha format e menyrat demokratike, duke vënë theksin tek protetsa e 11 majit!

%d bloggers like this: