Për Lleshin, shurra gjest antikushtetues. Rama, Kështjellë e Kadaresë

Për Lleshin, shurra gjest antikushtetues. Rama, Kështjellë e Kadaresë

Nga Basir Çollaku

Pas protestës së djeshme të opozitës, ministri i brendshëm tashmë banor i Pallatit të Ëndrrave të Kadaresë thur vargje servile ndaj shef Ramës dhe të dhunshme ndaj qytetarëve. Nuk ështe për të qeshur, është tragjike. Dukej sikur deklaratën e pasprotestës Lleshit, dje ia kishte shkruar idhulli i tij, shkrimtari. Përtej një mendjeje normale ushtaraku ministër e cilëson godinën e qeverisë si ” Kështjella” dhe zaptuesit janë ata, ” populli”. Ne dhe Ata, është gjuha mjerane e shkronjësit tashmë polic kopjac.
Por duhet folur shkoqur. Sander Lleshi është ministri konsumues i veprës penale si urdhërues i hedhjes masive me dendësi dhe intensitet çmendurak të gazit helmues dhe lotsjellës ndaj qytetarëve protestues paqësorë. Të dhunshëm janë Lleshi dhe Rama.
Banorë të Tiranës në shtëpitë e tyre, ku ka gra fëmijë, të moshuar, në zona larg Parlamentit kanë qenë nën efektin e këtij gazi. Lleshi e shikon veten si rojën (Vranakonti) e kryeministrisë, si një ushtar-ak që ruan me çdo mjet Skënderbeun e tij.
Ardhur ne këtë detyrë pas dyshimeve të shumta për dosje diku të qëndruara mbyllur, Lleshi po ngutet të meritojë shpërblimin e Ramës. Ministri nuk ka berë ndonjë punë shënuese në krye të kësaj detyre, si ndozot të ketë goditur grupet kriminale, të cilat vazhdojnë trafikun e narkotikëve pa e prishur terezine aspak. Le të vriten e lajnë hesapet bashkë – thotë për Krimet e Rënda. Pra, ai e di se me kë i kanë hesapet..!! Ministri ështe unikal ne yes-menllëkun e vet kur thotë, lejon e shkruan, në njoftimet e tij se policia dhe garda kanë nisur procedime penale. Kjo, duke dëshmuar papërgjegjshmëri ligjore të theksuar. Ministri ështe krejt zbuluar kur flet per suksesin e operacionit të suksesëshëm të grabitjes në Rinas ku 20 milionë eurot fluturuan. Nuk janë aspak 10..të..Madje, thotë Lleshi policia reagoi, duke asgjësuar trurin e bandës së grabitjes por kemi harruar pak anëtarët! Hall i madh kjo lajthitje, sepse plumbi ekzekutues nuk gjendet, viktima po priste policinë, ashtu i vdekur kishte hequr vetë edhe maskën dhe kishte zhdukur nga koka predhën vrasëse. Këto janë hallakatjet shkresore të policisë. Ashtu ministri, si kryetar i Bordit të Aviacionit Civil, merrte rrogën e shumëfishtë. Ndoshta e merr akoma, ashtu si të ish-gjeneralit të këshilltarit dhe të ministrit. “Një hale lekë” thotë populli. Po ndashtë, se parja nuk bën njerëz. Ministri u thotë qytetarëve mos shkoni në protestë se mërzitet shefi i tij, lëreni Ramën të vjedhë miliona dollarë se, po ia thatë mos ta bëjë mërzitet shumë… Lleshi thotë, lëreni tenderin 20 milionë euro për një kilometer se s’u bë qameti për kaq pak, po mos bëni zhurmë… Do t’i zhdukë ai banorët e Unazës së Re, se ështe merzitur shef Rama. Ai, prandaj e solli se është ushtar-ak, di se si bëhen gomarllëqet. Ai do ti arrestojë të gjithë Ata, banorët dhe tenderin do ta bëjmë prapë, fiks ashtu siç do Rama. Lleshi thotë se do ta shembin teatrin sepse toka i duhet shefit; Lleshi thotë se gazi i hedhur me urdhërin e tij zuri edhe policinë, por fajin e kanë protestuesit e opozitës, sepse ata ishin shumë afër me policinë. Kur nuk ka protestë, Ne nuk hedhim gaz ndaj policëve. Lleshi nuk numuron asnjë qytetar të lënduar nga i njëjti gaz vrasës, sepse shefi nuk e lejon të flasë për qytetarët. Ata nuk janë njerëz.. Lleshi thotë se ashtu i thanë të nxirrte dhunshëm nga banesat banorët e Bulevardit të Ri. Gra e fëmijë të mitur në qeli nuk i sheh Lleshi. Ata janë terroristë, grabitësit janë hallexhinj. Lleshi do të lexojë urdhëresën e shefit se PD dhe LSI dhe të gjitha partitë opozitare do të nxirrren jashtë ligit. Në vend të tyre do të dërgojmë ushtrinë nëpër këto seli. Lleshi ështe mërzitur se populli ka cënuar imazhin e Kështjellës së shefit të tij, ndërsa banditët ministra e drejtues policie e kanë përmirësuar atë! Po sipas Lleshit të Pallatit të Ëndrrave, vendimin e mazhorancës hollandeze që i kërkon Parlamentit Evropian heqjen e vizave për Shqipërinë e kanë marrë protestuesit e opozitës kundër njeriut të Keshtjellës, por ai (Vranakonti) do ta zgjidhë ketë punë!
Lleshi u alarmua se populli ka cënuar rendin kushtetues!! Po si?! Sipas Lleshit të Pallatit të Ëndrrave, rojtar i Kështjellës, kryekështjellarit populli ka bërë shumë zhurmë në protestë. Populli ka ndezur dritën e telefonave celularë, Populli ka marrë me vete çadrat dhe ai nuk i kishte dëgjuar daullet e shiut të Ismailit.. Populli, madje ka ndezur dhe një flakadan dhe Porta e Larte është alarmuar për Kështjellën. Populli, për më tepër ka bërë dhe shurrën në muret e Keshtjellës. Kjo është e patolerueshme! Pashai brenda Keshtjellës është zemëruar me rojën banor në Pallatin e Ëndrrave. Në protestë ishte edhe Shurra dhe Ai ka urdhëruar arrestime të shurrmbajtësve e bërësve. Populli do të lexojë VKM-në e njeriut të Kështjellës ku bërja e shurrës në muret e saj apo diku në pashallëk është antikushtetuese dhe njeriu prodhues i hallit të lagësht dënohet, pavarësisht se e dinë se e kanë bërë vendin mut.. Ashtu si tha Lleshi: ” Populli protestues ka cënuar rëndë rendin Kushtetues dhe ai do të procedohet penalisht, për tu arrestuar në ditët e ardhëshme. Po sipas banorit të Pallatit të Ëndrrave, grabitja e miliona eurove dhe avionave në Rinas nuk është një akt terrorist, aq më tepër kur bëhet live përpara medieve botërore bërja e shurrës dhe, kur nuk mundesh më të rezistosh fizikisht dhe biologjikisht shpallet akt antikushtetues dhe terrorist. Shuuurëbërësi dënohet nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, sepse rrezikohen fiqtë e pashitur ende. Marrëzia në prag dëshpërimi e Ramës dhe e ushtarëve ka kapërcyer limite. Populli i gjithi ne burg dhe Kështjella të mos preket. Thua njoftimin e konferencës ta ketë shkruar bashkë me Kadarenë Lleshaj…!? Sepse nuk rreshtin çudirat!
Në vitin 2019 Kadere kërkon qe Basha të tërhiqet dhe Rama të rrinte në Kështjellë. Sot e kërkon Lleshi me tekstin e tij. Mendoni sikur lleshaj, si një propozim i Kadaresë të ishte sot President…!!!

Lini Nje Koment