PD vendos nesër mbi ecurinë e protestave popullore

PD vendos nesër mbi ecurinë e protestave popullore

Partia Demokratike vendos nesër mbi ecurinë  e mëtejshme të aksionit opozitar  antiqeveritar. Sipas burimeve nga selia blu, të enjten në mesditë, nën drejtimin e kryetarit Lulzim Basha do të mblidhet kryesia,  e pak orë më vonë edhe Këshilli  Kombëtar i Partisë Demokratike.  Gjithashtu bëhet e ditur se agjenda do të vijojë të jetë në bashkërendim edhe me forcat e tjera opozitare. Për të parën herë që nga tubimi i parë më 16 shkurt, të shtunën 13 prillit, lideri i opozitës nuk paracaktoi ecurinë e protestave për largimin e qeverisë “Rama”, ndaj mbledhja e nesërme e strukturave më të larta të partisë do të përcillet me shumë interes nga mbështetësit e opozitës.

Lini Nje Koment