PD merr vendimin, ja kur do të jetë protesta e rradhës

Mbledhja e sotme e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha  me Kolegjin e Kryetarëve, për të vendosur mbi ecurinë e aksionit opozitar, caktoi edhe datën dhe orën e protestës së rradhës së opozitës së Bashkuar. Në 11 maj, në orën 18:30, do të zhvillohet protesta e rradhës. Ky ishte vendimi i kryedemokratit Basha me kryetarët e degëve të partisë Demokratike.

Protetsa e 11 majit, vjen pas asaj të 13 prillit, duke u bërë kështu protesta e dytë mbarëkombëtare që zhvillohet pasdite.

Kryetari i PD, Lulzim Basha mbledh sot në orën 11:00 Kolegjin e Kryetarëve për të diskutuar për aksionin e opozitës.

Pak ditë më parë Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike doli me 3 propozime konkrete për krizën

PD paralajmëroi bojkotin e 30 qershorit, ndersa deklaroi se do regjistrohet me zgjedhje vetëm pasi të jene krijuar kushtet për zgjedhje te lira.

%d bloggers like this: